Policia greke ndërhyri në burgun e Janinës me 3 korrik për ekzekutimin e disa urdhër arresteve lidhur me shpërndarjen e drogës.
Droga e cila kontrollohej nga brenda qelive kishte si synim pastrimin e parave me ndihmën e punonjësve të burgut.
Në qendër të grupit ishte shqiptari i quajtur Edmond Përbashaj, i cili ishte dënuar me 20 vjet burg për grabitje me armë.
Ndërkohë, mediat greke kanë zbuluar disa nga bisedat e përgjuara nga autoritetet, ku zbulohet edhe planifikimi për ardhjen e një ngarkese me 100 kg kokainë.
Shqiptari Edmond Përbashaj ose Mondi, i njohur në burg si “Shefi” apo “Bossi”, synonte të sillte në Greqi në fillim të majit 100 kilogramë kokainë nga të cilat do të merrte 1 milionë euro.
Për planet e tij ishte vënë në dijeni edhe zëvendësdrejtori i Burgut, i cili nuk e denoncoi menjëherë ashtu siç duhej.
Pjesë nga biseda:
“Shefi”: Po të bëhet një punë tani, shok, do të marr shumë para
Zëvendësdrejtori: Nëse është kryer puna? Ku jashtë? Tani po prisni?
“Shefi”: Një pako për të kaluar, njëqind kilogram koka, shoku
Zëvendësdrejtori: Kur, mirë çdo gjë? Ndonjë një milionëshe? Sa është kjo?
“Shefi”: Një milion i pastër në xhep.
Zëvendësdrejtori: Në xhep një milion? Nëse kalon, nëse nuk kalon?
“Shefi”: Nëse nuk kalon vari… .
Zëvendësdrejtori: Prit, 100 kilogramë koka, sa e paguar? E blerë?
“Shefi”: Këtu ato vijnë 2 milionë.
Zëvendësdrejtori: Prit o budalla, ti sa do ta paguash?
“Shefi”: Do jap dy dhe do ta shes tre
Zëvendësdrejtori: Do marrësh tre?
“Shefi”: Do nxjerri një.
Dialogu me një punonjës të të burgut për të futur në burg 21 mijë euro
Punonjësi: Çfarë 21? Je mirë ti more?
“Shefi”: Po.
Punonjësi: Kjo që thua nuk është e mundur… Do të na çojnë në burg. Ne do të shkojmë në burg për këtë. Sikur të ishte pak më e lehtë. Ne do të shkojmë në burg. Janë shumë. Nuk justifikohen.
“Shefi”: Nuk dua ti justifikoni.
Punonjësi: Je mirë mor djalë? Ku dreqin? Dhe ku duhet t’i vendos ato? Në mbathjet e mia?
“Shefi”: Merri jashtë…po ti marrësh paratë dhe t’i vendosësh diku? Nuk do të na kapin. Fshehi diku’, thuhet në komunikimet e zbardhura nga media greke.