Greqi, trafik droge në rrugë detare,
kapet shqiptari me 424 kg kanabis

Greqi, trafik droge në rrugë detare,<br />kapet shqiptari me 424 kg kanabis<br>
Kapet në flagrancë 47-vjeçari shqiptar që transportonte drogë përmes rrugës detare, në Greqi. Policia greke nisi 6 anije nga tre zona të ndryshme, për të kapur anijen.

Në orën 2 të mëngjesit të sotëm, një anije lundrimi që ishte nisur nga brigjet shqiptare dhe ishte e ngarkuar me drogë, u shfaq në gjirin e qytetit grek, Plataria të Thesprotisë. Anija u kap në Plataria pas një operacioni të Policisë me mbështetjen e Portit, ndërsa u arrestua drejtuesi i saj që ishte shqiptar. Anija mbante një sasi prej 424 kilogramësh kanabis indian.

Punonjësit e Policisë së Prevezës kërkuan ndihmën e Autoriteteve të portit për të monitoruar zonën e detit të Thesprotisë, ndërkohë që gjashtë anije po nxitonin nga Igumenica, Korfusi dhe Lefkada. Burime të Report Tv bëjnë me dije se operacioni është kryer nga policia shqiptare dhe ajo greke, ku ka qenë pala shqiptare që ka sinjalizuar për gomonen me kanabis.

Ndërsa drejtuesi i anijës lidhi anijen dhe tentoi të nxirrte jashtë sasinë e drogës, forcat e policisë ndërhynë. Policia konfiskoi 36 pako me kanabis të papërpunuar që peshonte 424 kilogram. Drejtuesi shqiptar i anijes, i moshës 47-vjeçare, u arrestua nga policia greke.

Mandati i arrestit që është ngritur kundër tij, me akuzën për import të organizuar të drogës, do të dërgohet  në Prokurorinë Publike të Thesprotisë, ndërsa hetimet paraprake për zbulimin e plotë të çështjes, po kryhen nga Departamenti i Sigurisë së Prevezës.

 

d.gj/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestohet Beqaj, po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën e korrupsionit?



×

Lajmi i fundit

Hapet sot tuneli i Llogarasë, Rama: Vepër historike, do ndryshojë udhëtimin drejt jugut

Hapet sot tuneli i Llogarasë, Rama: Vepër historike, do ndryshojë udhëtimin drejt jugut