VIDEO/ Dalin pamjet nga momentet e fundit para se të rrëzohej teleferiku në Itali

Në mediat italiane janë bërë publike pamjet e aksidentit të teleferikut në Mottarone, Itali, i cili u rrëzua në tokë duke shkaktuar vdekjen e 14 personave, mes të cilëve disa ishin fëmijë, ndërsa kishte vetëm një të mbijetuar një fëmijë.

Video e aksidentit në Mottarone është pjesë e dosjes së hetimit dhe lejon të sqarohet dinamika e saktë e incidentit vdekjeprurës.

Pamjet e shpërndara sot në media janë regjistruar nga një kamera sigurie në një nga kullat e teleferikut.

Nga videoja, e marrë nga kamerat e sigurisë, kabina numër 3 mund të shihet duke arritur në një metër nga stacioni dhe duke u përmbysur duke treguar barkun e saj . Litari u prish papritur, teleferiku filloi të lëkundet me forcë dhe askush nga ata që ishin në bord nuk ishte në gjendje të ngrihej më.

Më pas kabina filloi të kthehej mbrapsht derisa u përplas me një shtyllë dhe ra pastaj në topkë.

Në imazhe mund të shihet edhe operatori i stacionit që largohet shpejt dhe thërret për ndihmë , por tashmë tragjedia kishte mbaruar. 

 

 

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Këngëtarja e njohur shqiptare kërkon armatosjen e vajzave: Të mbrohemi, askush s'do t'ia dijë për ne

Këngëtarja e njohur shqiptare kërkon armatosjen e vajzave: Të mbrohemi, askush s'do t'ia dijë për ne