Tre shqiptarë të moshës 59, 33 dhe 27 vjeç janë arrestuar nga efektivët e Prokurorisë së Narkotikëve ditën e hënë në Athinë, pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjetën 25 kilogramë kanabis. Kapja e tyre u bë në lagjen Vari të kryeqytetit helen.

Sipas mediave greke, pas hetimeve në lidhje me aksionin e të pandehurve në trafikun e drogës në zonën e gjerë të Atikës, punonjësit e policisë së Prokurorisë së Narkotikëve i kanë identifikuar dhe vërtetuar aktivitetin e tyre kriminal.

Nga kontrollet e kryera në shtëpitë e tyre, ndër të tjera janë gjetur dhe konfiskuar:

• 25 kg dhe 270 g. kanabis i papërpunuar,

• 1 kg e 575 gram kanabis i përpunuar,

• 48 gram kokainë,

• 1 pistoletë,

• 92 fishekë,

• 4 peshore elektronike precize,

• shumën prej 68 430 euro,

•  1 makinë 

• 3 celularë.

Të arrestuarit u dërguan në Prokurorinë Penale të Athinës