Këto janë pamjet e shpërthimit të fuqishëm me tritol që ndodhi në orët e para të mëngjesit të së martës në një kafene në pronësi të një shqiptari, në zonën e Nea Ionia, në Greqi. Videoja është filmuar nga një farmaci që ndodhet përballë kafenesë dhe tregon momentin e shpërthimit.

Në videon e publikuar nga mediat greke shihet momenti kur dy persona të paidentifikuar, të cilët udhëtonin me motor, afrohen pranë lokalit. Ata thyejnë xhamin e dritares me një objekt metalik dhe më pas hedhin brenda një pajisje shpërthyese të improvizuar.

Pak çaste më vonë ndodh shpërthimi i fuqishëm, i cili shkakton dëme të konsiderueshme në kafene, ndërsa vala goditëse thyen edhe xhamat e bizneseve përreth.

Fatmirësisht, në momentin e shpërthimit lokali ishte i mbyllur dhe nuk raportohet për persona të lënduar.


Lajmi kryesor:

Tritol lokalit të shqiptarit në Athinë/ Dalin pamjet e shpërthimit, dy persona në kërkim! Kryebashkiaku: Larje hesapesh në botën e krimit (VIDEO)