Këto janë pamjet e shpërthimit të fuqishëm me tritol që ndodhi në orët e para të mëngjesit të së martës në një kafene në pronësi të një shqiptari, në zonën e Nea Ionia, në Greqi. Videoja është filmuar nga një farmaci që ndodhet përballë kafenesë dhe tregon momentin e shpërthimit.
Në videon e publikuar nga mediat greke shihet momenti kur dy persona të paidentifikuar, të cilët udhëtonin me motor, afrohen pranë lokalit. Ata thyejnë xhamin e dritares me një objekt metalik dhe më pas hedhin brenda një pajisje shpërthyese të improvizuar.
Pak çaste më vonë ndodh shpërthimi i fuqishëm, i cili shkakton dëme të konsiderueshme në kafene, ndërsa vala goditëse thyen edhe xhamat e bizneseve përreth.
Fatmirësisht, në momentin e shpërthimit lokali ishte i mbyllur dhe nuk raportohet për persona të lënduar.
Lajmi kryesor:
Tritol lokalit të shqiptarit në Athinë/ Dy persona në kërkim, shpërthimi u filmua nga kamerat e sigurisë, kryebashkiaku: Larje hesapesh në botën e krimit (VIDEO)







