Greqi, trojka e kreditorëve
skaner progresit të vendit
Trojka e huadhënësve ndërkombëtare do të vendosin sot nëse Greqia do mund të marrë 31.5 miliardë euro, kësti i fundit i ndihmës prej 130 miliardë eurosh të rënë dakord në muajin mars.
GREQI – Trojka e huadhënësve ndërkombëtare do të vendosin sot nëse Greqia do mund të marrë 31.5 miliardë euro, kësti i fundit i ndihmës prej 130 miliardë eurosh të rënë dakord në muajin mars.
Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Qendrore Evropiane dhe Komisoni Evropian përbëjnë të ashtuquajturën Trojka e kreditorëve, të cilët mbërritën në Greqi të martën për të vlerësuar përparimin e saj drej reduktimit të borxheve të mëdha, ndërsa ekonomia në Athinë e cila po tkurret më me shpejtësi sesa parashikimi, dëshmon se vendi është mbrapa me shkurtimin e shpenzimeve dhe të borxhit.
Banka e Greqisë pret PBB-në të tkurret me 5% këtë vit, në recesionin e saj më të thellë që në vitin 1930, ndërkohë që, pritet që Kryeministri grek të kërkojë më shumë kohë për të shlyer kreditë e vendit.
FMN tha se po mbështeste Greqinë në kapërcimin e vështirësive ekonomike të saj dhe do të punojë me qeverinë që vendi të rikthehet në normalitet. Megjithatë raportet e fundjavës sugjeruan se FMN-ja do të rrëzojë thirrjet për ndihmë të mëtejshme.
Greqia ka premtuar për të reduktuar defiçitin e saj buxhetor nën 3% të të ardhurave vjetore kombëtare deri në fund të viti 2014, ndërsa qeveritë e njëpasnjëshme greke kanë arritur të shkurtojnë 17 miliardë euro nga shpenzimet qeveritare.
Kjo ka bërë që borxhi i përgjithshëm nga 160% të PBB-së të zbresë në 132%.
Ekonomistë kanë llogaritur se Greqia mund të ketë nevojë për një paketë të tretë shpëtimi, me vlerë deri në 50 miliardë euro. Nëse Greqia dështon në përmbushjen e kushteve të marrëveshjes, Eurozona mund ta detyrojë të lërë Euron dhe t’i kthehet Dhramisë.
(gm/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
65%
-
Të gabuar
23.6%
-
Nuk kam mendim
11.3%
Vota total: 2406
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Çmimet e ushqimeve në supermarketet shqiptare 3 herë më të shtrenjta se në Europë
16 Janar, 22:48
-
Sondazhi i Frontline/ Rama më i pëlqyer se Berisha! Diaspora preferon më shumë kryeministrin se zgjedhësit në Shqipëri
16 Janar, 22:43
-
Luiz Ejlli i bën dedikimin e veçantë vajzës së tij nga Maldivet (FOTO)
16 Janar, 22:39
-
Spahiu: 1 nga 3 pakënaqësitë e turistëve të huaj në Shqipëri, është trafiku çmendur rrugor
16 Janar, 22:34
-
Sondazhi/ Puna e qeverisë, 47% kanë opinion negativ! Shqiptarët e diasporës më pak të dyzuar
16 Janar, 22:28
-
Disa nga figurat kryesore të Kongresit të Lushnjes
16 Janar, 22:20
-
Spahiu: Berisha në 35 vite ndërtoi makinerinë e baltës mediatike si presion në familjet e kundërshtarëve
16 Janar, 22:16
-
Sondazhi i Frontline/ Trafiku në Shqipëri, më shumë se 55% e shohin më të rënduar se në vendet fqinje
16 Janar, 22:10
-
Çollaku kundër Berishës: Meta s’duhet të jetë në listën e sigurt të PD, bashkimi me PL s’ka prodhuar kurrë sukses
16 Janar, 22:00
-
Spahiu: Trump 4 vjet s’do e ketë në axhendë fare Shqipërinë, por do ja delegoj një diplomati si Yuri Kim
16 Janar, 21:51
-
Ironia e Spahiut: Trump do mbështes Berishën, aq sa e mbështeti në mandatin e parë
16 Janar, 21:45
-
Dëshmia e ish-kuzhinierit të kryeministrit: Një javë para se Mehmet Shehu të vriste veten, mua më dhanë lejen
16 Janar, 21:44