I zhdukur që nga 2017, 'Pa Gjurmë' gjen Ardian Hysën! Emocione dhe lot në studio: Më falni për gabimet, nuk e bëj kurrë më (VIDEO)

TIRANË- Pas 3 vitesh i zhdukur, ‘Pa Gjurmë’ ka bashkuar me familjen e tij, Ardian Hysën. Takimi është transmetuar ‘live’ në Report Tv, Ardiani ka takuar në hollin e TV nipin, e më pas kokë ulur është futur në studio ku është takuar me motrën dhe bashkëshorten.

Sapo ka mbërritur në studio, Ardiani u mbulua me përqafime nga motra e tij, Marjana, e ndërsa gruaja Qamilja nuk i ka kursyer lotët, edhe pse nuk e takoi sepse ishte e zemëruar që e kishte lënë vetëm për 3 vite.

Ai ka kërkuar vetëm diçka nga bashkëshortja, që ta falnin!

Ardiani: Më falni për gabimet që kam bërë, kurrë nuk e bëj më. Faleminderit shumë dhe atij shokut.

Bashkëshortja: Të kam falur në radhë të parë për fëmijët dhe premtimi të mbahet e jo të shkelet. (...)E kam pritur shumë, nuk janë pak. Janë 3 vite e gjysmë, nuk kam fjalë për të falënderuar ty, kam këmbëngulur shumë. Po të mos ishit ju si emision nuk do ishte këtu, se kam shkruar në polici dhe policia me ka refuzuar, nuk ke punë si bashkëshorte, ka bërë denoncimin vëllai.

Motra e Ardianit: Faleminderit shumë që na e sollën vëllait në shtëpi, faleminderit, ty nuk e besoja që ai do të kthehej një ditë. Ju falënderoj shumë nga zemra.

Ky ribashkim i familjes i transmetuar ‘live’ është ndjekur nga shtëpia dhe nga prindërit e Ardianit, ku ‘Pa Gjurmë’ ishte e pranishme. Prindërit nuk e kanë fshehur gëzimin që djali iu gjet, ku dhe nuk i kanë kursyer falënderimet për ‘Pa Gjurmë’.

“I faleminderit emisionit, Odetën me gjithë stafit, rrofshit! Një falënderim për të gjithë ato që kanë kontribuar, rrofshin dhe respekte emisionit dhe gjithë të mirat”

“Përshëndes Odetën dhe të gjithë stafin, shumë faleminderit dhe atyre njerëzve që kanë kontribuar për djalin tim”, thanë prindërit në emision.

...më pas gjithçka u mbyll me një përqafim të ngrohtë mes Ardianit dhe Qamiles...

Si është historia e zhdukjes?
Kërkoi falje në telefonatën e fundit që pati me dajën e tij, por më pas Ardian Hysa shkëputi çdo kontakt paraditen e 11 nëntorit të vitit 2017. Kjo është fabula e zhdukjes së 42- vjecarit, i cili humbi gjurmët pas 7 viteve martesë, duke lënë pas bashkëshorten dhe 2 fëmijët e vegjël. Kur doli nga banesa në Kombinat, nënës i tha se do të dilte për të takuar një shok, por nuk u kthye më kurrë. Qamile Hysa, bashkëshortja e tij ende dhe sot nuk di t’i kthej përgjigje pyetjes pse Ardiani u zhduk, 3 vite më parë, ndërsa shumë dyshime ka për të shoqin. Ditën kur 42- vjecari u largua nga banesa, bashkëshortja nuk ndodhej në shtëpi por në spital me vajzën e shtruar. Vogëlushja që sot është 4 vjeçe ishte foshnjë kur i ati u largua, ndërsa djali e ka kërkuar vazhdimisht, pasi me të kishte një marrëdhënie të ngushtë. Ata dilnin çdo ditë bashkë, por ajo pasdite e vonë ishte e vetmja kur i ati nuk e mori të birin me vete.

VIDEO/Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Një vit pandemi/ A mendoni se qeveria e ka menaxhuar mirë situaten e COVID-19?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

22 vjeçarja humbi betejën me COVID, Universiteti i Tiranës: U prenë në mes ëndrrat e saj, ishte me rezultate të larta