E ndërsa Greqia po përgatitet sërish për zgjedhjet e përgjithshme dy kandidatët kryesorë për kryeministër janë përballuar në debatin e dytë televiziv në përpjekjen për të siguruar mbështetjen e të pavendosurve të fundit. Lideri i Syrizës Aleksis Tsipras dhe lideri i Demokracisë së Re Evanxhelos Meimarakis janë përballur në një debat me tonë të qeta, pa shumë surpriza dhe të fokusuar kryesisht në temën e ekonomisë dhe emigracionit.
Tsipras është shfaqur i sigurt për një shumicë absolute të partisë së tij në zgjedhjet e së dielës ndërsa lideri i Demokracisë së Re duke mos e pranuar një rezultat të tillë ka hedhur idenë e një koalicioni të madh pas zgjedhjeve. Por ndërkohë Tsipras e ka hedhur poshtë këtë skenar duke e cilësuar si jo natyral.
Tsipras është shprehur se i duhen vetëm dy deputetë më tepër në krahasim me votën e janarit për të pasur shumicën. Sipas tij kjo shumicë është e mundur por nëse nuk do t’ia arrijë do të punojë për një koalicion progresist por jo për një aleancë jo natyrale siç mund të ishte ajo me Demokracisë e Re.
Ndërkohë sondazhet flasin për garë shumë të afërt mes dy partive.
Pak javë më parë kryeministri grek Tsipras coi vendin në zgjedhje pas rebelimit të një pjese të deputetëve të tij për masat shtrënguese të vendosura nga BE. Tsipras kërkoi një mbështetje më të gjerë të popullit grek në mënyrë që të çojë përpara reformat e kërkuara nga BB dhe që synojnë nxjerrjen e Greqisë nga kriza e thellë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO