Turistët shqiptarë jo më anekdotë, por ndër të parët në Greqi (Harta)

Sipas shifrave zyrtare të Greqisë shtetasit shqiptarë janë të 10-t për sa i përket vizitorëve në shtetin Helen dhe të parët në tre krahina, ku kryesojnë edhe për paratë e shpenzuara duke ua kaluar edhe gjermanëve e italianëve.Shqiptarët nuk janë më veçse emigrantë në Greqi, por tashmë janë një factor i rëndësishëm i industrisë së turizmit, sidomos në krahinat veriore e perëndimore të shtetit fqinj. Sipas të dhënavë të publikuara nga Instituti Studimor i Organizatës të Biznese Turistike të Greqisë në vitin 2018 shqiptarët renditen të 10-t në total për sa i përket vizitorëve në shtetin Helen, duke kaluar numrin e 1 milion vizitorëve brenda vitit 2018 dhe të parët në 3 zona të veriut e veriperëndimit. Për më tepër shqiptarët nuk janë turistë të dorës së dytë, pasi ata shpenzojnë shumë. Në shumë zona shqiptarët renditen për nga shpenzimet ndër të parët, madje duke ia kaluar edhe turistëve nga vendet e Bashkimit Europian, si Gjermania, Britania e Madhe dhe Italia.

Sipas të dhënave të Instituti Studimor i Organizatës të Biznese Turistike të Greqisë në vitin 2018 kanë hyrë në shtetin Helen 1.121.472 vizitorë shqiptarë me një rritje 16,2%. Shqiptarët janë të parët në tre krahina greke: Maqedoninë Perëndimore, Epir dhe Greqinë Perëndimore.Veç numrit të madh shqiptarë janë edhe shpenzues të mirë. Pavarësisht se ata nuk renditen ndër vendet e para për qëndrim afatgjatë, kryesojnë kur bie fjala për paratë që harxhojnë.

Në Maqedoninë Perëndimore shpenzimet e turistëve shqiptarë janë 10 milionë euro njësoj me ato të gjermanëve dhe bullgarëve, ndërsa në zonën e Greqisë Perëndimore shqiptarët janë të parët me 29 milionë euro të shpenzuara duke ua kaluar turistëve nga Gjermania që kanë harxhuar 26 milionë euro dhe atyre nga Britania e Madhe me 14 milionë euro. Në krahinë e Epirit, shqiptarët janë të dytët me 40 milionë euro, pas gjermanëve që kryesojnë me 52 milionë euro, por para italianëve me 19 milionë euro.Pra duket se shprehja tallëse e viteve 90: “Turistë shqiptarë” nuk është më koherente në vendin fqinj që tashmë shqiptarët po I shohin si një factor esencial në industrinë e tyre turistike.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KIRI: 03/08/2019 23:19

    IKIN NE GREQI SEPSE SHQIPTARET E KANE SHKATARRUAR BREGDETIN NE SHQIPERI,,,DUKE DERDHUR UJRAT E ZEZA NE DET TE PA PASTRUARA,,,,PLUS E KANE DEGJENERUAR BREGDETIN DUKE NDERTUAR PALLATE ,,NE VEND TE NDERTONIN RESORTE ME 5 YJE SI NE GREQI,,,NE FILLIM NE NDERTOJME PALLATE DHE KJO NE KUNDERSHTIM ME TURIZMIN,,,PASTAJ KERKOJME UJIN,,DRITAT,,RRUGET,,,PRA NE I BEJME PUNET MBRAPSH,,,DHE KETU KA FAJ SHTETI SE PARI,,NUK DUHEJ DHENE ASNJE LEJE PER PALLATE,,,,,,DHE NE SE DYTI SI QYTETARE QE PRANOJME TE BEJME GJERA TE SHEMTUARA NE PLAZH,,,PA E KUPTUAR SE KETO SHEMTI E LARGOJNE TURISTIN,,,THIRRINI MENDJES SHQIPTARE,,,SHKONI NE GREQI ,,SHIKOJINI SI I KANE BERE GREKET HOTELET DHE BEJINI KETU,,,KOPJONI NUK KA GJE PER TURP KETU,,..///

    Përgjigju
    • Fredi: 04/08/2019 09:15

      Katnarët prishen bregdetin. Zbriten nga hauret me bajga dhe me armë bënë roje nat e ditë për të zaptuar dhe ndërtuar kryebajgat e tyre të shëmtuara, haúre mutrash mbi haúre!

  • Fredi: 03/08/2019 17:37

    Injorantë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja