Tre shqiptarë të arrestuar për vjedhje në Greqi, janë arratisur nga komisariati duke u hedhur nga dritarja. Ata kanë shkulur hekurat e dritares dhe më pas janë hedhur nga një lartësi prej 10 metra.
Ngjarja ka ndodhur në rajonin e policisë së Argirupolis në Athinë. Edhe pse policia greke është vënë në ndjekje të tyre, shqiptarët e arratisur nuk janë kapur. Mësohet se policia greke ka ndërmarrë një operacion në shkallë të gjerë për gjetjen e të arratisurve.
Tre shqiptarët e arratisur
Komento