Një grup që trafikonte dhe shiste drogë në doza të vogla është shkatërruar në Greqi, ku në pranga ranë 9 persona, mes tyre 4 shqiptarë. Në pranga ranë 4 shqiptarët Meti Isufaj, 33 vjeç; Haxhi Isufaj, 25 vjeç; Dhimitrios Kapllani, 23 vjeç; Mattheos Qarri, 17 vjeç, ndërsa të arrestuarit e tjerë ishin shtetas grek.
Anëtarët e bandës, për të komunikuar me njëri-tjetrin përdornin aplikacione për biseda në internet dhe flisnin me kode për drogën dhe paratë, ndërsa lidheshin edhe vendet e takimit. Pas marrjes së informacionit, policia përdori dronin për zbulimin e tyre, që filmonte nga lartë të gjithë skenën e shpërndarjes dhe trafikimit të kokainës dhe kanabisit në zonë të ndryshme si Agia Varvara, Haidari dhe Kolonos.

Dhimitrios Kapllani dhe Mattheos Qarri

Haxhi Isufaj dhe Meti Isufaj
Komente












Ja dhe mizat e kalit,njeri me i shpifur se tjetri
Përgjigju