Një 41-vjeçare e cila ishte shtatzënë është gjetur e vdekur ditën e sotme në një pyll në Greqi.
41-vjeçarja e identifikuar si Georgia Mourati ishte shpallur e zhdukur nga bashkëshorti i saj pasi nuk ishte kthyer në shtëpi mbrëmjen e 1 janarit, pasi kishte përfunduar punën. por ditën e sotme u gjetur e vrarë, brenda një sënduku, në një zonë pyjore të Halkidikit, midis Triglia dhe Galatista.
Mediat greke raportojnë se vrasjen e 41-vjeçarës është arrestuar partneri i saj dhe një nga miqtë e tij.
Ka qenë ky i fundit që ka dëshmuar në polici duke treguar se gruaja është vrarë nga partneri i saj.
Partneri i 41-vjeçarit ka tentuar të “hutojë” autoritetet duke thënë se gruaja është zhdukur duke marrë me vete një shumë të madhe parash.
E ndjera ishte nënë e një vajze 13 vjeç nga martesa e parë e saj, ndërsa ishte shtatzënë në muajin e tretë me bashkëshortin e ri.
Si ra policia në gjurmët e saj:
Menjëherë pas zhdukjes së gruas policia nisi hetimet, duke filluar nga analizimi i pamjeve të kamerave e sigurisë së zonës ku ajo banonte.
Ata kanë parë se burri i 41-vjeçares, një ditë para se ajo të shpallej e zhdukur, kishte dalë nga banesa duke mbajtur një sënduk.
Policia më pas kontrolloi shtëpinë ku gjeti gjurmë gjaku, flokët dhe ADN-në e gruas.
Sipas informacioneve partneri i gruas së vrarë është me precedentë penalë, pasi është dënuar pesë herë për rrahjen e së motrës.
Komente











