33-vjeçari shqiptar që prej vitesh abuzonte me të miturën në Greqi, hynte dhe dilte lirshëm nga banesa e saj.
Duke e konsideruar njeri të familjes, babai nuk e kishte kuptuar se Erjon. P ngacmonte dhe abuzonte seksualisht me vajzën.
“33-vjeçari kishte akses të lirë në shtëpi. Përdhunimet kanë ndodhur brenda shtëpisë. E në fakt, në momentin që po ndodhnin këto ngjarje, në shtëpi ndodhej edhe vëllai i vogël i vajzës, i cili në atë kohë ishte 4 vjeç. Ai shkonte zakonisht në banesë kur prindërit ishin në punë.”, tha avokati Michalis Synodinos për SKAI-n.
Sipas asaj që dyshohet se i ka thënë vajza, ‘ajo ishte ngacmuar seksualisht që në moshën 9-vjeçare dhe përdhunimet kanë ndodhur nga mosha 12 deri në 14 vjeç.’
Më pas ai e shantazhonte me video dhe i kërkonte para, në të kundërt do të zbulonte gjithçka.
Avokati i babait 50-vjeçar tha se vajza u kishte treguar motrave të saj për ngacmime seksuale, por jo përdhunime dhe nuk kishte përmendur emrin e personit.
Avokati shpjegoi se klienti i tij është pyetur të hënë në mëngjes për paratë e qirasë së vajzës. Pas një bisede me vajzën e tij ai mësoi për përdhunimet dhe shantazhet, por vajza sërish nuk tregoi autorin.
‘Ata erdhën në zyrën time për të diskutuar’, tregon avokati. Por, babai, duke pyetur me këmbëngulje vajzën, mësoi një ditë më pas se autor ishte kunati, vëllai i bashkëshortes dhe njerkës së vajzës dhe menjëherë thuri planin për ta vrarë.
Synodinos e përfundoi përshkrimin e tij duke thënë se “që nga mëngjesi i së martës kur ai (babai) e mori vesh deri të martën pasdite nuk kishim asnjë kontakt. Pas ngjarjes ai ishte në gjendje tragjike, më tregoi se çfarë kishte ndodhur dhe unë e këshillova që të informonte autoritetet dhe të dorëzohesh.
M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.6%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2102
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Greqi/ Makabre në Kretë, nëna dhe partneri i saj dhunojnë fëmijën 3 vjeç! Në banesën e çiftit policia gjen armë dhe sende që janë përdorur për rrahjen e të miturit
26 Janar, 21:01
-
'Nuk harrohet!' Mijëra qytetarë protestojnë në Greqi, kërkojnë drejtësi për përplasjen e dy trenave në 2023 ku humbën jetën 44 persona, mes tyre 8 shqiptarë
26 Janar, 14:24
-
U arrestua në Slloveni pas ekzekutimit të ukrainasit, Italia konfirmon provat për ish-ushtarakun shqiptar! Vrau edhe bashkëpunëtorin e drejtësisë në Lubjanë
25 Janar, 22:53
-
Sherr masiv në Greqi, plagosen 3 të rinj shqiptarë! Njëri prej tyre goditet me kaçavidë në bark dhe kofshë, transportohet në spital
24 Janar, 18:30
-
I shtruar në spital në Athinë prej 3 javësh, Kisha Ortodokse: Kryepeshkopi Anastas në gjendje të qëndrueshme, me përmirësim të vogël
23 Janar, 13:11
-
Greqi/ Policia bastis Burgun e Koridhalosit ku ka dhe shumë shqiptarë, kontrolle 19 të burgosurve! Gjenden thika të improvizuara dhe celularë
22 Janar, 16:42
-
Zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit të Greqisë, si u ndanë votat në Parlamentin e vendit fqinj
22 Janar, 14:36
-
Athinë/ Kryepiskopi Anastas në gjendje kritike, dy Mitropolitët e Kishës Orthodhokse e vizitojnë në spital
21 Janar, 15:08
-
Vijon kritike gjendja e kryepeshkopit Anastas, mjekët tentojnë zgjimin, por s’ka reagim! Mbetet në intubim
20 Janar, 13:32
-
Kryebashkiaku i Himarës, vizitë në spitalin ku është i shtruar Kryepeshkopi Anastas: Lutemi për Fortlumturinë e Tij
18 Janar, 13:48
-
Refuzoi Shqipërinë për Greqinë, ish-mbrojtësi i Kombëtares firmos në Portugali
17 Janar, 15:53
-
Vranë dhe grabitën të moshuarin në Mallakastër më 2022-in, Prokuroria e Fierit çon për gjykim 3 autorët
17 Janar, 11:34
Duket qe esht pasardhes i drejtperdrejte te races se paster pellazge.
Përgjigju