Greqi - Një 14 vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga policia në Selanik për shkak se ushtroi dhunë fizike ndaj motrës, 16-vjeçare.

Sipas mediave greke, incidenti ndodhi pasditen e djeshme në zonën e Asvestochor-it, ndërsa vajza 16-vjeçare u dërgua në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

I mituri u arrestua me akuzën se ka goditur me grushte motrën e tij, ndërsa sipas dosjes hetimore, ngjarjes i ka paraprirë një sherr mes tyre për arsye banale.

14-vjeçari, u paraqit paraditen e sotme në Prokurorinë e Shkallës së Parë në Selanik dhe, me urdhër të prokurorit, u la i lirë, ndërsa u urdhërua zhvillimi i një hetimi paraprak.