Greqi/ Vranë kushëririn pasi i abuzonte seksualisht, zbardhet dëshmia e dy vëllezërve shqiptarë: Na shkatërroi jetën, ishim 4 dhe 6 vjeç kur nisën ngacmimet

Greqi/ Vranë kushëririn pasi i abuzonte seksualisht, zbardhet dëshmia e dy vëllezërve shqiptarë: Na shkatërroi jetën, ishim 4 dhe 6 vjeç kur nisën ngacmimet

Momenti kur dy vëllezërit shqiptar godasin me thikë kushëririn

GREQI- Dy vëllezër me origjinë nga Shqipëria, u arrestuan më 7 tetor në Greqi, pasi vranë kushëririn e tyre 28-vjeçar Denis Loka. Media greke Protothema.gr ka zbardhur dëshminë e dy vëllezërve, të cilët thonë se kushëririn e vranë pasi pretendojnë se ai kishte abuzuar seksualisht me ta prej vitesh. Në dëshmi, ata rrëfejnë tmerrin e përjetuar rreth 12 vite më parë, ku tregoj në se abuzimi seksual ka nisur në Shqipëri.

‘Na shkatërroi jetën’, dëshmojnë dy vëllezërit, ndërsa tregojnë se kur nisi abuzimi seksual ishin vetëm 4 dhe 6 vjeç. Sipas tyre, kushëriri ka vijuar t’i shqetësojë deri pak kohë më parë, ndërsa mbrëmjen e 7 tetorit ndodhi edhe vrasja me thikë.

“Ne kemi lindur në Greqi, por kur unë isha 6 vjeç (dhe vëllai im ishte 4 vjeç) ne u larguam si familje dhe jetuam për dy vjet në Shqipëri. Edhe kushëriri jetonte aty pranë. Kushëriri im më ngacmonte seksualisht dhe bëhej më i dhunshëm me kalimin e kohës. Isha i vogël, nuk e kuptoja, por pak nga pak fillova të kuptoj se nuk ishte diçka normale. Këto gjëra ndodhën kur ne ishim atje për ato dy vjet. Më pas u kthyem në Greqi dhe qëndruam në Kypseli. Që atëherë e tutje isha traumatizuar nga këto ngjarje dhe isha shumë i tërhequr. Kur u bëra 16 vjeç, ndjeva se po e kaloja ngadalë. Ndërkohë, nuk i kisha treguar askujt për ngacmimet. Vura re që edhe vëllai im ishte shumë i distancuar, nuk më fliste dhe mendova se edhe ai e kishte ngacmuar. Para dy vitesh folëm hapur me vëllain tim dhe ai më konfirmoi se gjatë kohës që ishim në Shqipëri, kushëriri e kishte ngacmuar. Prindërve u thamë vitin e kaluar në gusht, deri atëherë ata nuk dinin asgjë, por u tronditën kur e morën vesh. Në përgjithësi, të dy menduam se na ka shkatërruar jetën. Babai im në një moment (tetor 2023) kontaktoi kushëririn dhe e pyeti nëse ishte e vërtetë dhe ai e pranoi dhe tha se ishte gabim. Pas kësaj ai më dërgoi një mesazh përmes messenger për të më kërkuar falje për atë që ka ndodhur. Të dielën në mbrëmje ai më dërgoi mesazh në Instagram që të takoheshim të gjithë bashkë për të biseduar” , ka dëshmuar 19-vjeçari.

Vëllai i tij i mitur konfirmoi dëshminë e 19-vjeçarit, duke theksuar, se ky makth nuk u ndal 12 vite më parë. Shpesh 28-vjeçari u dërgonte mesazhe në rrjetet sociale.

“Kur ishim të vegjël ai më ngacmoi seksualisht mua dhe vëllain tim kundër dëshirës tonë. Ngjarja ndodhi në Shqipëri ku jetonim të gjithë bashkë. Që atëherë nuk e kam parë, por herë pas here më dërgon mesazhe në aplikacionin Instagram dhe më pyet se çfarë po bëj. Sot na tha që të takohemi të gjithë bashkë në mbrëmje në rrugën Chanion. E kisha me vete një thikë për siguri”, ka rrëfyer në dëshminë e tij 17-vjeçari.

Në dosje është përfshirë edhe dëshmia e një shitëseje, e cila kishte parë momentin e goditjes me thikë që rezultoi fatale për kushëririn e tyre.

“Rreth orës 23:30 dola nga dyqani për të marrë një kovë dhe pashë në distancë 3 djem. Mendova se po luanin dhe vazhdova t'i vëzhgoja. Derisa kuptova se ata nuk po luanin. Kjo po ndodhte në rrugën e Chania. Njëri po përpiqej të largohej, të ikte, por dy të tjerët po e mbanin që të mos ikte. Në një moment njëri ishte mbi të dhe dukej se po e godiste me thikë. Më pas, dukej sikur i kishin dhënë goditjen e fundit, me siguri në qafë, dhe të dy djemtë ikën lart, drejt Chania”, ka dëshmuar ajo.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së hënës, 7 tetor, ku dy vëllezërit qëlluan disa herë me thikë kushëririn e tyre, të cilin e akuzonin se kishte abuzuar seksualisht me ta. Kushëriri i tyre ndërroi jetë, 17-vjeçari thënë se ka qenë ai që ka qëlluar ndaj 28-vjecarit duke marrë përsipër vrasjen.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë