Greqi/ Vrasja për martesën e premtuar në këmbim të 6 mijë eurove, momenti i rrëmbimit të 15-vjeçares! Kërcënimi i autorit: Ju marr mbesën për nuse ose ju vras

Greqi/ Vrasja për martesën e premtuar në këmbim të 6 mijë eurove, momenti i rrëmbimit të 15-vjeçares! Kërcënimi i autorit: Ju marr mbesën për nuse ose ju vras

Autori 37-vjeçar dhe banesa që u përfshi nga flakët

GREQI – Vrasja e një 46-vjeçari dhe tentativa për të rrëmbyer një vajzë të mitur e kanë bërë të tensionuar situatën në fshatin Drosero Xanthi. Shkak është bërë një burrë 37 vjeç që kërkon të martojë djalin e tij 17 vjeçar me 15 vjeçaren, mbesa e viktimës.

Banorët e zonës kanë dhënë dëshmitë e tyre duke thënë se 4 muaj para ngjarjes së rëndë e kishte kërcënuar se do të kryente vrasjen.  

“Dua mbesën tënde për djalin tim ose do ta ekzekutoj. Unë do të marr plumbat dhe do ju vra”, mësohet të ketë thënë autori i vrasjes.  Familjarët e viktimës, sipas mediave vendase, kërcënojnë se do të kryejnë vetëgjyqësi nëse nuk vendoset drejtësia për vrasjen e të dashurit të tyre. Dyshohet se shkak për këtë vrasje është bërë një marrëveshje për ta ‘martuar’ mbesën me djalin 17-vjeçar të autorit të krimit. Thuhet se paraprakisht autori i kishte dhënë viktimës 6 mijë euro për këtë ‘pakt’.

Situata në fshat është e tensionuar. Të hënën është djegur një shtëpi si dhe dy kasolle të tjera, ndërsa të martën persona të panjohur i kanë vënë flakën një barake tjetër dhe një shtëpie dykatëshe që është dëmtuar nga zjarri. 

Po ashtu i është vënë flaka 2 makinave luksoze të 37-vjeçarit të arrestuar. Autoritetet po qëndrojnë në gatishmëri.

 

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Dani Alves 'e djeg' pasi lë qelinë, festë deri në orët e para të mëngjesit

Dani Alves 'e djeg' pasi lë qelinë, festë deri në orët e para të mëngjesit