Greqi/ Vritet me thikë 23-vjeçari shqiptar në Athinë! Në vitin 2019 iu vra vëllai

Greqi/ Vritet me thikë 23-vjeçari shqiptar në Athinë! Në vitin 2019 iu vra vëllai

Viktima Koco Myftari, dhe vëllai i tij Ridjan Myftari (i vrarë në 2019)

GREQI- Një shqiptar 23 vjeçar është vrarë me thikë sot në kryeqytetin grek. Bëhet e ditur se i riu i identifikuar si Koço Myftari, lindur në Delvinë dhe banues në Sarandë humbi jetën në spital, për shkak të plagëve të marra.

Ka qenë ora 05:30 minuta të mëngjesit të sotëm (12 qershor) kur policia e Athinës u njoftua nga spitali për mbërritjen e 23 vjeçarit të plagosur.
I riu i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale por mjekët e kanë pasur të pamundur ti shpëtojnë jetën për shkak të plagëve të rënda.

Mësohet se kanë qenë shokët e tij që e kanë shoqëruar për në spital por më pas janë larguar. Policia ka arritur ti identifikojë dhe të marrë në pyetje miqtë e tij.

Katër vite më parë, në 2019, viktimës i ishte vrarë i vëllai, Ridjan Myftari, në Gjermani. Në të njëjtën mënyrë u vra edhe vëllai i tij, Ridjan Myftari, i cili u godit me thikë nga një afrikan pas një sherri.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Protestë në Beograd kundër presidentit Vuçiç dhe qeverisë së tij

Protestë në Beograd kundër presidentit Vuçiç dhe qeverisë së tij