Greqi/ Vritet me plumb në kokë 34-vjeçari shqiptar në Mykonos, pas sherrit për një vajzë! Dëshmia e 23 vjeçares: Greku mori armën pas përplasjes fizike

Greqi/ Vritet me plumb në kokë 34-vjeçari shqiptar në Mykonos, pas sherrit për një vajzë! Dëshmia e 23 vjeçares: Greku mori armën pas përplasjes fizike

Autori Athanasios Nazos dhe viktima Visar Dakrama.

Një sherr banal është kthyer në tragjedi në Greqi në ishullin e Mykonisit që i ka marrë jetë një të riu shqiptar. Athanasios Nazos është konfliktuar me një 34-vjeçar shqiptar në një lokal në ishullin grek pas sherrit për një vajzë, që sipas mediave greke e kishte ngacmuar shqiptari, Visar Dakrama.

Sipas informacioneve të para, vrasja ka ndodhur në orën 6 të mëngjesit në një lokal në zonën e Skylabela. Ndërkohë në dëshminë e dhënë për policinë, 23 vjeçarja e cila u bë shkak për përplasjen mes shqiptarit dhe grekut, rrëfen se dy vite më parë kishte qenë e lidhur me viktimën. 

Por mes të tjerash, ajo zbuloi se autori, i cili është edhe pronar i hotelit ku e reja punonte, kishte shprehur interes për të. Kjo ka ngjallur xhelozi tek shqiptari i cili është konfliktuar fizikisht me autorin. Pas përplasjes fizike që zgjati rreth 10 minuta, 33 vjeçari grek shkoi në banesën e tij ku mori një armë gjahu me të cilën e qëlloi me plumb në kokë shqiptarin. 

Viktima u transportua për në spital ku edhe ka gjetur vdekjen nga hemorragjia. 33-vjeçari grek është arrestuar, por është në gjendje të rëndë për shkak të konsumit të tepërt të alkoolit.

Sipas detajeve të bëra me dije nga mediat greke, Visar Dakrama punonte prej vitesh si elektriçist në ishullin grek, Mykonos ku kishte edhe një shtëpi të cilën e kishte dhënë me qera për turistë të huaj që vizitonin ishullin turistik.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:31
U bë ‘molla e sherrit’, flet ish e dashura e shqiptarit që u vra me plumb në kokë nga greku: Për 10 minuta u përplasën fizikisht

23 vjeçarja e cila u bë ‘molla e sherrit’ mes pronarit grek të një hoteli në Mykonos dhe 34 vjeçarit shqiptar, Visar Dakrama, gjë që solli më pas vrasjen e këtij të fundit, ka rrëfyer se para vrasjes, ka pasur një përleshje fizike që ka zgjatur 10 minuta.

Mes të tjerash, 23 vjeçarja zbuloi se me Visar Dakramën kishte pasur një lidhje dy vite më parë dhe më pas gjatë kohës që punonte në hotel, greku kishte shprehur interes për të.

E reja e cila tha se ishte në gjendje të rëndë psikologjike pas ngjarjes, tha se i riu shqiptar e kishte goditur me grusht grekun dhe më pas ka pasur një përplasje fizike të ashpër mes tyre që degradoi deri në përdorimin e armës nga autori.

Pasi u përleshën fizikisht, greku është larguar nga vendi i ngjarjes për të marrë armën e gjahut dhe më pas është rikthyer dhe e ka qëlluar shqiptarin me plumb në kokë, duke e lënë të vdekur në vend.

Ora 15:56
U vra me plumb në kokë pas sherrit për një vajzë në Greqi, detaje të reja për të riun shqiptar: Prej vitesh punonte si elektriçist! I ati, polic në Shqipëri

34 vjeçari shqiptar, Visar Dakrama i cili u vra mëngjesin e së hënës në Mykono, kishte ëndërr të merrej me biznesin e hotelerisë. Sipas informacioneve të publikuara nga media greke, Protothema, i at ii 34 vjeçarit punon si polic në Shqipëri ndërsa vëllai i tij si punëtor ndërtimi në Angli.

Ndërkohë vetë i ndjeri, prej vitesh punonte në ishull si elektriçist dhe kishte arritur të ndërtonte një shtëpi luksoze të cilën e jepte me qira për turistët e huaj që vizitonin ishullin.

Ora 12:22
FOTO/ Kush është 34-vjeçari shqiptar që u vra në Mykonos pas sherrit për një vajzë! Autor pronar i një hoteli

1676891391_page.jpg

Një shqiptar është vrarë me armë zjarri në Greqi, pas sherrit për një vajzë. Mediat greke raportojnë se 34-vjeçari shqiptar, Visar Dakrama, u qëllua me armë gjahu nga 33-vjeçari grek Athanasios Nazos mëngjesin e sotëm në një lokal në Skylambela në Mykonos. Sipas informacioneve, para vrasjes ka pasur një përleshje mes autorit, i cili është pronar hotelit dhe shqiptarit, për shkak se ky i fundit i kishte ngacmuar të dashurën. Shqiptari jetonte prej vitesh në Mykonos dhe kishte blerë një vilë në një nga pjesët më të mira të ishullit.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Spartani: 21/02/2023 02:30

    Hajt ne ps te 2 nashi

    Përgjigju
  • Or tej: 20/02/2023 12:51

    Kulmi, te zihesh ne Mykonos per vajza or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja kremtohet edhe në Lezhë, qindra besimtarë i bashkohen ritualit fetar në katedralen e ‘Shën Nikollit’

Krishtlindja kremtohet edhe në Lezhë, qindra besimtarë i bashkohen ritualit fetar në katedralen e ‘Shën Nikollit’