Greqi-Një plantacion i madh i kultivuar me marijuanë dhe një sasi tepër e madhe e tharë dhe gati për shitje është zbuluar nga një operacion i policisë greke në një zonë agropylltarie në Tripoli.
Operacioni është zhvilluar nga policia e Tripolit, në bashkëpunim me njësitë OPKE të Arkadias dhe Lakonias, ekipit të qenve të Mesinias, Departamentit të Hetimeve Kriminale të Peloponezit dhe njësinë e helikopterëve të policisë greke.
Plantacioni i marijuanës, i përbërë nga 28 nivele, ndodhej në një vend të paarritshëm me sipërfaqe pyjore me bimësi të dendur dhe me mbulesë natyrore me një sipërfaqe totale prej përafërsisht 35 hektarësh.
Policia gjeti të kultivuara gjithsej 1253 bimë marijuanë, të lartësisë deri në 3.5 metra të lartë, të cilat janë shkulur dhe konfiskuar së bashku me pajisjet përkatëse të ujitjes dhe kultivimit të gjetura në vend.
Përveç kësaj, në zonën e kultivimit, autorët kishin krijuar një zonë të veçantë të improvizuar për tharjen e fidanëve, si dhe zona ndihmëse, të cilat përdoreshin për akomodimin dhe vëzhgimin e plantacionit. Aty janë gjetur dhe sekuestruar 1 ton 398 kg 934 gram marijuanë të thara dhe një pjesë e paketuar dhe gati për shitje.
Policia ka identifikuar një nga të dyshuarit si pjesëtar i grupit kriminal që është përfshirë në këtë veprimtari dhe ka arritur ta kapë atë në zonën e Tripolit ndërkohë që po punon për identifikimin e autorëve të tjerë. I arrestuari mësohet se është shqiptari Shqefet Ndreca 37 vjeç, nga Zejmeni i Lezhës, i cili qëndronte ilegalisht në Greqi.
Vlerësohet se fitimet e pritshme që do të merrnin ky grup nga aktiviteti i tyre kriminal, do të arrinin në 10 milionë euro.
Xh.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 Prill, 10:16
A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?
-
Po
81.7%
-
Jo
12.2%
-
Akoma
6.1%
Vota total: 295
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aksidenti ‘zinxhir’ me 6 të plagosur në autostradën Fier-Vlorë, vihet në pranga 54-vjeçari, nën hetim dhe një tjetër! U përplasën me pesë automjete
1 Prill, 11:27
-
Fier/ Ishte në arrest shtëpie dhe kërcënoi efektivin e FNSH që e ruante, në pranga 40-vjeçari! E kërkon dhe Greqia, çështja në Apelin e Tiranës (EMRI)
31 Mars, 14:06
-
Takimi i Ramës në Athinë/ Guri në Report TV: Dera e hapur e BE, falë diasporës shqiptare! Përveç retorikës, Athina zyrtare s'ka ofruar asgjë për Shqipërinë
31 Mars, 12:31
-
Itali/ Arrestohet 38- vjeçari shqiptar, karabinerët i gjejnë sasi kokaine dhe marijuane në garazhin e shtëpisë
31 Mars, 11:28
-
Media greke: Klani i ndërtimit në Mykonos dhe vrasja në burg e Alfons Doçit! Çfarë fsheh audio-dëshmia e shqiptarit?
30 Mars, 16:28
-
Zgjedhjet/ Votat e diasporës do transportohen në 85 shtete të botës, caktohet kompania! Fondi 10 mln euro, kostoja 40 euro për çdo emigrant
30 Mars, 14:55
-
‘Me mua dhe PS, për Shqipërinë 2030 në BE!’ Kryeministri Rama poston me simbolikë dhe apelon: Voto 5-n me të dyja duart, të majtën dhe të djathtën!
30 Mars, 12:36
-
Rama: Greqia të heqë ligjin e luftës, absurd! Përplasja për Belerin? Bufi nacionalist bëri lëmsh dynjanë! Njohjen e pensioneve përmes integrimit, ulemi në BE si shqiponja (VIDEO)
30 Mars, 10:52
-
Këngëtari që u largua në 1997-ën: Ndihem grek, nga Shqipëria mbaj mend vetëm të shtënat me armë
28 Mars, 16:38
-
‘Ambasada shqiptare pagoi sallën për takimin e Ramës në Kretë’, portali i familjes Berisha del blof! JA DOKUMENTET që tregojnë se pagesën e kreu PS
28 Mars, 16:18
-
Greqi/ Kapet kokainë me vlerë rreth 6 mln euro në Portin e Pireut, erdhi nga Ekuadori! Ngarkesa e ndarë në dy pjesë, 2 qentë antidrogë i bëjnë ‘gjëmën’ karteleve të drogës
27 Mars, 18:06
-
Spanjë/ Zbulohet plantacioni me mbi 3 mijë bimë marijuanë, arrestohen 3 shqiptarë
27 Mars, 13:21