GREQI/ Zgjedhjet lokale, Mitsotakis humb Athinën dhe Selanikun! Braçe: Bënë fushatë në Himarë, çmenduri elektorale e politike

Zgjedhjet lokale të mbajtura të dielën në Greqi, u përmbyllën me disfatën e partisë në pushtet Demokracia e re në dy bashkitë kryesore, Athinë dhe Selanik. Në Athinë fitues është shpallur me diferencë të ndjeshme votash kandidati i mbështetur nga Pasok Harri Dukas, kundrejt rivalit Kostandin Bakojanis që mbante deri më tani këtë post, nipi i kryeministrit Kyriakos Mitsotakis.

Bakojanis ka pranuar humbjen dhe ka uruar kryetarin e ri të bashkisë Athinë Harri Dukas, një kandidat që nuk kishte profil të mirëfilltë politik. Mediat greke raportojnë se edhe në Selanik ka fituar thellë kandidati Stelios Angeloudis ndaj Konstantinos Zervas.

Kujtojmë se të dy kandidatët humbës, Bakojani-dhe Zervas ishin në Himarë gjatë verës ku mbajtën një miting dhe bënë thirrje për lirimin e Fredi Belerit, i arrestuar për blerje votash disa ditë para zgjedhjeve të 14 majit. Duke kujtuar praninë e tyre në Himarë, deputeti socialist Erjon brace përmes një postimi në rrjetet sociale u uron suksese në jetë dhe u sugjeron që herë tjetër të vijnë në himarë për plazh, jo për fushatë.

“Erdhën në Himarën tonë dhe bënë fushatë për të fituar zgjedhjet në bashkitë Athinë dhe Selanik; çmenduri elektorale e politike! Sot humbën thellë që të dy! Nga sot, kam dy lutje për të dy: E para, të vijoni fushatën e presionit mbi drejtësinë shqiptare për të liruar Alfred Belerin; nuk bën ta lini”, thuhet në postimin e Braçes.

Ndërkohë mediat greke raportojnë se kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, i pranishëm në Samitin e Procesit të Berlinit që po mbahet në Tiranë, pritet të ngrejë edhe çështjen e Fredi Belerit. Mitsotakis do të kërkojë që Beleri të betohet si kryebashkiaku i Himarës, pasi ai ka përsëritur disa herë se vendet kandidate duhet të respektojnë parimet dhe vlerat europiane bazë.

“Kryeministri e ka bërë të qartë se rasti i Fredi Belerit do të ketë pasoja në marrëdhëniet greko-shqiptare dhe do të ndikojë në vendimet e Greqisë për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë”, shkruan Protothema.

S.S/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Parkimet e gabuara rëndojnë trafikun në Tiranë! Specialisti: Problem makinat luksoze, ja zonat kritike! Eksperti: Rrisni gjobat për ‘të fortët’

Parkimet e gabuara rëndojnë trafikun në Tiranë! Specialisti: Problem makinat luksoze, ja zonat kritike! Eksperti: Rrisni gjobat për ‘të fortët’