Greqi/ Zjarri i përmasave të mëdha del jashtë kontrollit në periferi të Athinës! Digjen dhjetra banesa dhe makina, evakuohen banorët

Athina po përballet me zjarre të mëdha të cilat në periferi kanë djegur dhjetëra shtëpi dhe makina, ndërsa shkatërrimi ekologjik është vërtet i pallogaritshëm, pasi mijëra hektarë pyje me pisha janë bërë hi.

Zjarrfikësit janë përqëndruar në dy fronte, në Kallitechnoupoli dhe Grammatiko, në veri, ndërsa situata është përmirësuar në Varnavas dhe Dionysos, shkruan cnn grek.

Mbi 670 zjarrfikës, 27 grupe me punonjës të pyjeve, 183 makina dhe 32 mjete fluturuese vijojnë prej 20 orësh luftën me zjarret.

"Do të vijojmë deri kur të kemi shuar dhe vatrën e fundit’ theksoi ministri i Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile Vasilis Kikilias.  Tashmë janë evakuar banorët në Drafi, Dioni ,Dasamari si dhe ata të Pentelit dhe Nea Pentelit dhe Kallitechnoupoli.

Situata mbetet shqetësuese për shkak se në orët në vijim pritet shtim i erës, çka do të vështirësojë punën e zjarrfikësve.

‘Zjarri është jashtë kontrollit në Atikën Veriore’ shkruajnë në titujt e tyre mediat greke duke e përshkruar natën e mbrëmshme të frikshme për të gjithë rezidentët dhe për zjarrfikësit që kanë punuar pa u ndalur për të shuar flakët që shtrihen në një sipërfaqe prej më shumë se 30 kilometrash dhe djegin gjithçka. Në disa vende flakët kanë arritur dhe në 25 metra lartësi.

⚠️ Activation of 112 - Emergency Number

???? Ëildfire in the area of #Kallitechnoupoli

???? If you are in the area of #Kallitechnoupoli, evacuate via Marathon Avenue toëards #Rafina.

‼️ Folloë the instructions of the Authorities

ℹ️ https://t.co/tg45OiBehz@pyrosvestikihttps://t.co/c3d9Gw5lEv

— 112 Greece (@112Greece) August 12, 2024

Lajmi ne perditesim... 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Miqësoret/ Liverpool mrekullon me lojën dhe mposht Sevillan, Juventusi mundet nga Atl. Madrid! Interi paqe 1-1 në Londër ndaj Chelsea, 'zhduket' Broja

Miqësoret/ Liverpool mrekullon me lojën dhe mposht Sevillan, Juventusi mundet nga Atl. Madrid! Interi paqe 1-1 në Londër ndaj Chelsea, 'zhduket' Broja