Greqia 6 ditë në flakë, evakuohen banorët në 3 qyteza

Greqia është pushtuar nga flakët e zjarrit masiv këto ditë, sidomos qytetet Parnitha, Aleksandropoli dhe Vioti.

Gjatë natës zjarrëfikësit kanë bërë të pamundurën për shuarjen e zjarreve në këto qytete, por zëvendës përfaqësuesi i zjarrfikësve, Yiannis Artophios, deklaroi se erërat në zonat verilindore mund të shkaktojnë shumë probleme, raporton Protothema.

Sipas raportimeve nga zjarrfikësit, pas orës 3 të mëngjesit, ku zjarri dukej sikur ishte shuar sadopak, erërat e forta kishin rindezur zjarrin përsëri.

Në orët e para të mëngjesit autoritet u kanë dërguar mesazh banorëve të zonave Thrakomakedones, Boskizë dhe Panorama Menidi që të jenë gati për një evakuiim nëse zjarri afrohej në banesat e tyre.

Në vendngjarje janë 260 zjarrfikëse me 13 grupe zjarrëfikësish, 77 automjete, 6 avionë dhe 7 helikopterë të cilët kanë filluar duke hedhur ujë nga lart për shuarjen e zjarreve.

Banorët janë mbledhur në një vend të caktuar nga autoritet duke pritur udhëzimet e këtyre të fundit.

 

S.S/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë