Pas Francës, Belgjikës dhe Irlandës, Greqia bëhet shteti i radhës që rikthen kufizimet .

Gjatë një konference për median kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka njoftuar sot masat e reja që do të merren në përpjekje për të vënë nën kontroll valën e re të përhapjes së Covid-19.

Mitsotakis ka bërë të ditur se masat do të hyjnë në fuqi të martën në mëngjes dhe do të jenë të vlefshme për një muaj.

Kufizimet e reja  përcaktojnë mbylljen e restoranteve në të gjitha zonat “portokalli” dhe të kuqe.  

Gjithashtu është vendosur rregulli për ndalimin e qarkullimit nga mesnata deri në 05 të mëngjesit.

Greqia po përballet me një valë të re të infektuarish, ku gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 1,690 raste të reja.