ATHINE - Pas një krize të thellë ekonomike 6-vjeçare që rrezikoi edhe stabilitetin e zonës euro, Greqia ka dalë përfundimisht nga recensioni. Të dhënat më të fundit flasin për një rritje prej 0.7% në 3 mujorin e tretë të vitit 2014, duke shënuar kështu të parën herë në 6 vite që Prodhimi i Brendshëm Bruto i Greqisë të rritet.

Këtë e thonë shifrat paraprake të publikuara nga Zyra e Statistikave të Bashkimit Europian, e cila vlerësoi se Greqia ka një normë rritje të GDP-së vjetore, vlerësuar me 1.4%. Theksojmnë këtu se vitet e fundit Greqia është përballur me masa drastike për të reduktuar borxhin dhe kredinë e marrë nga Bashkimi Europain, Banka Qendrore Europane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, i njohur me emrin Trojka.

Ndrësa objektivi aktual i qeverisë së Antonios Samaras është dalja e menjëhershme nga mekanizmi i ndihmës ndërkombëtare në mënyrë që të rifitojë më shumë pavarësi në politikat e saj ekonomike. Greqia ishte vendi i parë në Bashkimin Europuian që u bë pjesë e një plani të ndihmëns ekonomike në vitin 2010, për të reuduktuar borxhin dhe shmangien e falimentimit.

Vende të tilla si Spanja, Portugalia dhe Iralanda që kanë qenë pjesë e fondit e kanë bërë tashmë një gjë të tillë. Të dhënat e publikuara sot nga Eurostat treguan se rritja ishte më e lartë nga sa pritej, pasi 2 ekonomitë më të mëdha të eurozonës, Franca dhe Gjermania njohën rritje përtej pritshmërive, konkretisht me 0.3 dhe 0.1%. Gjithësesi, përtej shifrave, Komisioni Europian nëpërmjet zëdhënëses, Mina Andreeva iu bëri thirrje liderve europianë të mos vetëkënaqen, pasi që ekonomia e eurozonës të rimëkëmbet plotësisht duhen të tjera veprime si politikat fiskale, reformat strukturore ambicioze dhe përdorimi i të gjitha mjeteve në dispozicion për të rritur investimet në Europë. Sipas Eurostat, rimëkëmbja ekonomike është në rrugën e duhur, por ende me ritme të ngadalta.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)