Është koha e Shqipërisë. Kuqezinjtë në tetë vitet e fundit ia kanë dalë të jenë dy herë pjesë e fazës finale të Europianit. Për herë të parë në Francë dhe tanimë në Gjermani, futbolli ynë është i lidhur edhe me shkëlqimin e djemve që kanë lindur dhe zhvilluar veprimtarinë në Evropë.
Shqipëria e futbollit ka një rritje duke bërë krahasimin me vendet e Ballkanit. Nëse lëmë pas Kroacinë e cila investon shumë te moshat, ekipi ynë ka bërë një performancë të mirë.
Krahasuar me fqinjët e Greqisë, tanët në grumbullimin e fundit vlejnë afro 20 milionë euro më pak se helenët në totalin e ekipit, por kuqezinjtë me emra bëjnë pjesë në skuadra më të rëndësishme.
Kombëtarja kuqezi vlen 123.05 milionë euro dhe me Brojën më të shtrenjtin (28 milionë). Nëse lojtarët tanë bëjnë pjesë në Serie A, Premier League apo La Liga, te Greqia pjesa dërrmuese luajnë me ekipe vendase.
Kostas Tsimikas i Liverpool është lojtari më i dëgjuar, teksa edhe Mavropanos luan me Uest Ham. Pjesa tjetër janë elementë vendas, nga Olympiacos, Panathinaikos apo edhe AEK.
Greqia prej Botëorit të 2014 nuk ka marrë më pjesë në asnjë turne madhor, duke pasur një futboll në krizë dhe tanimë do shijojnë finalet e Gjermani 2024 nga televizori, aty ku Shqipëria do kërkojë të bëjë surprizën në grupin B.
S.Dh/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.1%
-
I keq
22.7%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 1501
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ish-trajneri i Kosovës Bylblyl Sokoli për 'Report TV': Serbët në Tiranë do sillen si pulat, mund të fitojmë!
17 Dhjetor, 14:06
-
Botërori 2026/ Përballja kundër Shqipërisë, Serbia pa tifozë në Tiranë (VIDEO)
14 Dhjetor, 20:14
-
Kualifikueset e Botërorit 2026, Rraklli për Report TV: S'e doja këtë short, Sylvinho të bëjë ndryshime! Leci: Serbia mendjen për telashe, Kosova e ka vështirë
14 Dhjetor, 16:00
-
Serbia i nis kualifikueset në Tiranë, Aleksandër Vuçiç: Do të jetë problem! Kanë skuadër të fortë
14 Dhjetor, 08:57
-
Kalendari i kualifikueseve të Botërorit/ Serbia më 7 qershor në Tiranë, do të luajë pa tifozë, më 11 tetor Kombëtarja në Beograd! Ndeshja e parë me 'Tre Luanët'
13 Dhjetor, 21:22
-
Botërori 2026/ Reagimet pas shortit, Armand Duka: Grupi që nuk doja! Sylvinho: Kualifikohemi në Botëror, me Serbinë e dimë historinë
13 Dhjetor, 14:15
-
E PLOTË/ Short 'ferri' për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, Shqipëria me Anglinë dhe Serbinë në Grupin K! Kosova në Grupin B me Zvicrën, të gjitha grupet
13 Dhjetor, 12:00
-
Nesër shorti, Kombëtarja njeh kundërshtarët e kualifikueseve për Kupën e Botës 2026! Rrezikohet grupi me Serbinë
12 Dhjetor, 10:41
-
Tifozët fusin në telashe FSHF-në, UEFA gjobë 27.750 euro
12 Dhjetor, 09:24
-
Shqipëria kualifikohet në çerekfinalet e Kampionatit Botëror 'Socca World Cup 2024'
6 Dhjetor, 16:35
-
Golashënues në Itali, Cristian Shpendi: Me Shqipërinë U-21 e kam mbyllur, do e mendoja një ftesë nga Spalletti
6 Dhjetor, 13:25
-
Kreshnik Spahiu: Për çfarë këngësh arrestoheshin dikur tifozët në stadiume dhe a duhet lejuar sot Adem Jashari?
2 Dhjetor, 19:28