GREQI - Greqia në mes të falimentimit provon me të gjitha mundësitë për të dalë nga kriza dhe për të shlyer borxhin e saj. Kështu, ka menduar të kërkojë dëmshpërblim për dëmin e shkaktuar nga Wehrmacht, nga forcat e mbrojtjes gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Shifra dëmshpërblyese, që Greqia i kërkon Gjermanisë, është 240 miliardë euro, një shifër marramendëse, që është ekuivalente me gjysmën e borxhit të qeverisë greke.
Kjo shumë, paraqitet në një raport të detajuar, 80-të faqësh, të paraqitur nga komisioni i ekspertëve të qeverisë së Antonis Samaras. Specialistët kanë formuluar këtë raport pas leximit të 190 mijë faqeve të gjetura në ministritë dhe arkivat e shtetit.
Nuk mund të anashkalohen dëmet e infrastrukturave, borxhet e forcuara dhe mbi të gjitha vjedhja e reparteve arkeologjike, që Gjermania naziste i ka shkaktuar Greqisë, që prej vitit 1941 deri në vitin 1945.
Sipas mediave ndërkombëtare, e sapozgjedhura Angela Merkel nuk do të hapë portofolin, duke kujtuar edhe njëherë marrëveshjet e firmosura më parë nga të dy shtetet.
Greqia kërkon të hapë këtë faqe të kapitullit të historisë me të vetmin qëllim për të fituar sa më shumë, për të patur mundësi të përgjysmojë borxhin e saj.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com