Greqia: Jo azil për ushtarakët
turq që dezertuan pas "puçit"

Greqia: Jo azil për ushtarakët<br />turq që dezertuan pas "puçit"
Greqia ka refuzuar kërkesat për azil për 3 nga 8 ushtarakët turq që u larguan nga Turqia drejt Aleksandrupolit me helikopter pas përpjekjes së dështuar për grusht shteti korrikun e kaluar.
 
Megjithatë, burime të Shërbimit për Azil deklarojnë se ky zhvillim nuk i hap rrugë domosdoshmërisht deportimit të tyre në Turqi. 
 
Dy nga tre ushtarakët nuk kanë marrë ende përgjigjen e dokumentit përkatës dhe çështja shkon në arkivë dhe sipas ligjit kanë të drejtë të kërkojnë të hapet dosja e tyre pas 9 muajsh. 
 
Ushtaraku i tretë ka marrë përgjigjen negative, por rasti i tij veçohet dhe ka të drejtë të ribëjë kërkesë për azil për 15 ditë. 
 
“Ne kemi përshtypjen se vendimi ka qenë i paracaktuar dhe se intervista u realizua vetëm si një formalitet”, ka deklaruar Stavroula Tomara, avokate e tre ushtarakëve. 
 
Ndërsa nuk ka ende një vendim për 5 ushtarakët e tjerë, sipas burimeve nga gjykata, atyre që iu refuzua azili nuk mund të hedhin poshtë provat e paraqitura nga autoritetet turke për pjesëmarrjen e tyre në ngjarjet e 15 korrikut.
 
“Unë kam vënë re shumë paligjshmëri , parregullsi dhe mungesa te zbatimit të rregullave të kodit ligjor”, ka thënë avokatja Tomara. 
 
Turqia ka kërkuar zyrtarisht ekstradimin e tyre dhe më datë 18 gusht dorëzoi kërkesën në Ministrinë e Jashtme greke për deportimin e tyre dhe dërgimin para gjykatës ushtarake, duke i quajtur tradhëtarë dhe elementë terroristë. 
 
Më pas Gjykata e Aleksandrupolit i dënoi ata me 2 muaj burg me kusht, me akuzën e hyrjes së paligjshme në Greqi dhe për tentativën e kryerjes së veprimit të fluturimit të paligjshëm, duke iu njohur faktin e kryerjes së këtyre veprimeve nën kërcënimin e jetës. 
 
Tetë ushtarakët truq këmbëngulin se jetët e tyre do të ishin në rrezik nëse do të kthehen me forcë në Turqi, duke mohuar përfshirjen në grusht shteti dhe duke pohuar se transportonin të plagosur kur helikopteri i tyre është qëlluar, ndaj u ulën në aeroportin e qytetit veri-lindor të Greqisë./TCh

Redaksia Online
l.q/Shqiiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Hamas zgjedh liderin e ri! Yahya Sinwar, arkitekti që udhëhoqi sulmin e 7 tetorit ndaj Izraelit

Hamas zgjedh liderin e ri! Yahya Sinwar, arkitekti që udhëhoqi sulmin e 7 tetorit ndaj Izraelit