Greqia lehtëson masat anti-COVID! Do të kryhen teste të shpejta falas në çdo farmaci

Greqia lehtëson masat anti-COVID! Do të kryhen teste të shpejta falas në çdo farmaci

Akis Skertsos dhe Nikos Hardalia

Qeveria greke po lehtëson masat anti-COVID, pas karantinës së ashpër të vendosur për muaj me radhë. Mësohet se qeveria greke si kusht për lehtësimin e masave, ka vendosur kryerjen e testeve të shpejta, që do të mund të bëhen nga kushdo qytetar, në çdo farmaci, dhe do të jenë falas.

Qeveria grekë po ashtu ka vendosur që të hapë vendet arkeologjike, zgjatjen e orës policore deri në 21:00 dhe rihapjen e parukrerive. Këto ishin lehtësimet e reja të njoftuara nga Nënsekretari i Kryeministrit Akis Skertsos i cili mori pjesë në konferencën e sotme mbi pandeminë së bashku me Zëvendës Ministrin e Mbrojtjes Civile dhe Menaxhimit të Krizave, Nikos Hardalia.

Masat e reja të shpallura nga nënsekretari i Kryeministrit janë si më poshtë:

• Zgjatja e kohës së udhëtimit deri në orën 21:00. çdo ditë, në të gjithë territorin

• Hapja e vendeve arkeologjike

• Funksionimi i parukierive me rregulla strikte të respektimit të protokolleve

• Lehtësimi i ushtrimeve individuale me masa paraprake

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Bashkëshortja e Netanyahut nën hetim, akuzohet se ka frikësuar kundërshtarët politikë në gjyqin për korrupsion të liderit izraelit

Bashkëshortja e Netanyahut nën hetim, akuzohet se ka frikësuar kundërshtarët politikë në gjyqin për korrupsion të liderit izraelit