ATHINE-Deputeti i Demokracisë se Re, Janis Mihelakis ka kërkuar interpelancë me ministrin grek të Punës dhe atë të Financave, lidhur me ligjin që parashikon heqjen e pensioneve të rreth 17 000 pensionistëve minoritarë nga Shqipëria.
Deputeti grek i partisë kryesore në qeveri, ka kërkuar interpelancën pas deklaratës së ministrit të Punës, Janis Drutsis, për kthimin deri më një të të gjitha parave, të përfituara nga pensionet e paligjshme, dhe sidomos të atyre pensionistëve, të cilët nuk janë regjistruar brenda afatit të përcaktuar me ligj.
Numri i pensionistëve që nuk u regjistruan kalon 45.991 persona nga keta rreth 17.000 janë minoritarë nga Shqipëria, por edhe nga vende të tjera fqinje. Vlerësohet se përfitimet do të jenë kolosale për sistemin e sigurimeve, rreth 4 miliardë euro.
MIHELAKI: GREQIA TE MOS PERKEQESOJE JETEN E MINORITETEVE GREKE
“Humbja e pensioneve OGA do të jetë një goditje e padurueshme për pensionistët minoritarë në mes të krizës më të rëndë ekonomike që ka parë vendi ynë.
Problemi për minoritarët grekë në Shqipëri, është se pensioni që marrin në Shqipëri është mesatarisht jo më shumë se 100 euro në muaj, por përveç dimensionit të dukshëm ekonomik të problemit, ata do të privohen edhe nga kujdesi shëndetësor, pasi do t’i shtohen numrit të të pasiguruarve, që është trefishuar në dy vitet e fundit”, shprehet deputeti Mihelaki.
Ai tha se kupton qëllimin e ligjit për të lëvizur drejt shmangies së pagimit të pensioneve të dyfishta dhe trefishta, por kur është fjala për pensionet që arrijnë në nivele shumë më të larta, dhe jo për ardhurat e ulëta, siç është rasti i pensioneve të minoritarëve grekë, që nuk kapin as 360 euro në muaj.
Mihelakis ka thënë gjithashtu se “Në një kohë, kur kryeministri shqiptar Sali Berisha këmbëngul në deklaratat provokative rreth "Shqipërisë së Madhe", Greqia duhet të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar përkeqësimin e standardeve të jetesës së minoritetit grek dhe të shmangë në këtë mënyrë rrezikun e çrrënjosjes së tyre nga vendi fqinj”.
MINISTRI GREK I PUNES: PENSIONET DO KTHEHEN NJE ME NJE
“Pensionet e paligjshme do të kthehen deri në një”, ka deklaruar ministri i Punës. Ndërkohë deputeti i Demokracisë së Re, i cili përpara disa javësh e ka votuar ligjin e sigurimeve, e ka quajtur ligjin që votoi vetë “një padrejtësi të madhe që iu bëhet pensionistëve të Epirit të Veriut”, të cilët deri tani kanë marrë nga Enti i Sigurimeve Bujqësore, OGA, një shumë prej 360 euro në muaj dhe me prerjen e këtij pensioni, sipas tij, “do të marrin një goditje të padurueshme”.
PENSIONI QE PERFITOJNE MINORITARET GREKE NE SHQIPERI
Sipas legjislacionit aktual grek, minoritarët grekë që banojnë në Shqipëri ose prej disa vitesh në Greqi, kanë fituar të drejtën e pensionit minimal të OGA në vlerë 330 €, të cilin e marrin që nga viti 1998.
Ndërkohë që po nga legjislacioni grek parashikohet që pensionet e OGA, tashmë nuk i përfitojnë dy bashkëshortët, por vetëm njëri prej tyre dhe kusht që të përfitohet ky pension është qëndrimi i tyre i përhershëm ne Greqi dhe jo qëndrimi në Shqipëri, për t’u shmangur kështu hemoragjia monetare drejt Shqipërisë.
Nga ana tjetër organet kompetente greke kanë zbuluar se me pensionet që përfitonin minoritarët nga Shqipëria kanë ndodhur shumë mashtrime dhe janë dhëne pensione personave, të cilët nuk u takonte, gjithashtu për shumë vjet kanë përfituar pension edhe persona, të cilët kishin vdekur dhe paratë i merrnin të afërmit e tyre.Sikundër edhe raste, kur janë kryer divorce fiktive ndërmjet bashkëshortëve minoritarë me moshe të madhe, në mënyrë që pensionin ta përfitonin të dy pleqtë.
Gjithsesi duhet theksuar se e gjithë deklarata e deputetit grek, përbën një hipokrizi të madhe dhe është thjesht për konsum të brendshëm, ose edhe një lloj presioni që ka synime politike, pasi, në rast se u digjej kaq shumë barku për pensionistët dhe minoritarët, nuk do të votonte këtë ligj me të dyja duart.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com