TIRANE- Historia e Ligjit të Luftës fillon më 10 nëntor 1940 kur u shpall dekreti mbretëror grek-ligji 2636 mbi gjendjen e luftës së Greqisë me Italinë e Shqipërinë. Pas pushtimit nga Gjermania, qeveria kuislinge e Greqisë e kryeministrit Jorgos Xolagoklus e hoqi Ligjin e Luftës. Por pas përfundimit të luftës qeveria e sapo formuar në vitin 1945 e rikthen atë duke i rishpallur luftë përsëri Shqipërisë me një dekret të ri numër 13.
Në Konferencën e Paqes në Paris në vitin 1946 Greqia kërkoi ndryshimin e kufirit me Shqipërinë duke kërkuar jugun shqiptar. Më 1949 ushtria e Greqisë afroi forcat e saja në kufi për të hyrë në Shqipëri. Më 1968 marrëdhëniet midis Tiranës dhe Athinës arritën deri në një luftë të hapur pas pretendimeve greke për aneksimin e jugut të Shqipërisë. Më 28 gusht 1987 Qeveria e Andreas Papandreu, i pranishëm dhe Karolos Papulias, heq Ligjin luftënxitëse mes Greqisë e Shqipërisë. U përcaktua Pakti i Miqësisë, Bashkëpunimit dhe Sigurisë Fqinjësisë së Mirë të nënshkruar më 21 mars, 1996. Por pavarësisht marrëdhënieve të mira mes Greqisë dhe Shqipërisë, në një kërkesë zyrtare të ambasadës sonë në Athinë nëse është hequr ligji i lutës, përgjigjia ishte se ai vazhdon të qëndorë në fuqi.
Bushati: Të hiqet ligji i Luftës
Gjatë vizitës së fundit të numrit dy të qeverisë greke Venizellos e konferencës së shtypit me ministrin e jashtëm shqiptar Bushati, pati përplasje përsa i përket çështjes së heqjes së ligjit të luftës. Bushati tha se është jashtë çdo lloj normaliteti një ligj i tillë, pasi ai duhet të abrogohet, ndërkohë që Venizellos nuk ka munguar që të nënvizojë faktin se ky ligj është formal dhe se vendimi i qeverisë së Papandreut i vitit 1987 dhe për më tepër nënshkrimi i traktatit të miqësisë Shqipëri-Greqi e bënte të pavlefshëm këtë ligj të miratuar që në vitin 1940. megjithatë debati mes dy ministrave të jashtëm të Shqipërisë dhe të Greqisë nuk kaloi pa jehonë në qarqet politike, për shkak se për herë të parë një kërkesë e tillë artikulohej publikisht nga një zyrtar shqiptar, e për më tepër në takim me numrin dy të qeverisë greke.
Shkrimi u publikua sot (19.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com