Kur na ndajnë pak ditë nga vjelja e qershive në Dvoran të Korçës, kultivuesit e mëdhenj ende nuk kane gjetur punëtorë. Kultivuesit thonë se ata paguajnë nga 2000-2500 lekë dita e punës, ndërsa në shtetin fqinj, Greqi, punëtorët e bujqesise paguhen deri në 80 euro dita.
Mungesa e krahut te punes është problematike ne gjithe rajonin juglindor qe ndeshet me se shumti ne kete sezon kur punet e bujqesise jane te shumta, si ne mbjelljen e perimeve ashtu dhe ne vjeljen e frutave.
Sipas fermërëve, mungon rreth 50% e fuqisë punëtore, ndërsa prodhimet ashtu si dhe vitin e shkuar rrezikojnë të kalben në pemë.
Report TV u interesua pranë Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, dega Korçë, mbi numrin e të punësuarve në bujqësi gjatë 3 viteve të fundit, por institucioni u përgjigj shkurt në email se nuk disponon informacion per punetoret e bujqesise. Ndërsa sipas Drejtorisë së Tatimeve në Korce numri i fermerëve me NIPT është rritur nga viti në vit. Nga 17 097 fermerë të regjistruar në 2023, sot janë 18 296 fermerë me NIPT aktiv.
-
JA PRA QE NE KEMI NJE KRYEMINISTER LESHI ,,ME NJE QEVERI LESHI.....
Përgjigju-
Kryeministri ty te qifte plaken jevge. Po cfare ka te beje o loqe fakti qe keto katundare secili ne ngastrat e tyre nuk duan te paguajne me shume rroge, por te fusin sa me shume fitime ne xhep? Llapaqen leshi!
-
-
Paguaj si në Greqi e nuk të ikin punëtorët.
Përgjigju








Komente
Komento