Greqia merr zemër nga Moska
'sulm' kundër Erdogan-it

Greqia merr zemër nga Moska<br />'sulm' kundër Erdogan-it
Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias iu përgjigj kontestimeve të presidentit turk Erdogan për Traktatin e Lozanës për disa ishuj të Egjeut, dhe disa territore të Greqisë.

Në konferencën e përbashkët me homologun rus, Sergei Lavrov në Athinë, kryediplomati grek tha se  “Historia e zemrës greke arrin deri në Indi, por kufijtë e zemrës nuk janë kufijtë e së Drejtës Ndërkombëtare dhe respektimi i kufijve është detyrim”.

Më tej, Kotzias theksoi se historia duhet të shërbejë si shkollë dhe jo si burg.

Ministri i Jashtëm grek ka theksuar gjithashtu nevojën e kanaleve të komunikimit midis NATO-s dhe Rusisë dhe ekzistencën e një Europë, që të përfshijë edhe Rusinë dhe jo ta ketë atë armike.

Nga ana e tij, ministri rus Lavrov ka falenderuar Athinën zyrtare për qëndrimin e saj në marrëdhëniet me Rusinë, BE-në dhe NATO-n.
(er.nu/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin