Greqia po aprovon në kohë rekord lejet për punonjësit sezonalë që do të shkojnë nga Shqipëria. Shqipëria dhe Greqia kanë arritur një marrëveshje për punësimin sezonal të shqiptarëve në sektorin e bujqësisë në vendin fqinj.

Deri tani janë 15 mijë kërkesa nga pala greke. Punëdhënësit greke që janë të interesuar për të punësuarit sezonalë, aplikojnë pranë kooperativave bujqësore të rajoneve të tyre me dokumentet si më poshtë. Emigrantëve të cilëve ju aprovohet leja do të kalojnë nga pika kufitare e Kakavijës ku edhe është duke u ngritur një qendër dezinfektimi për cdo person që do të kalojë.

Emigrantët do të punojnë kryesisht në frutikulturë por edhe degë të tjera të bujqësisë. Sipas shifrave të publikuara, 3 mijë duhen në Larisë, 10 mijë në Veria dhe 2 mijë në Kavalla.