Greqia mund të ndalojë përdorimin e mediave sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Greqia mund të ndalojë përdorimin e mediave sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Foto ilustruese

Greqia po mendon të ndaluar përdorimin e mediave sociale për fëmijët më të vegjël se 15 vjeç me një “portofol për fëmijë”.

Sipas mediave greke, Sofia Zacharaki, Ministre e Kohezionit Social dhe Familjes në Greqi tha të mërkurën se masa është për të mbrojtur fëmijët nga rreziqet e internetit të pambikëqyrur dhe mediave sociale, ndërsa ajo tërhoqi vëmendjen për shqetësimet për varësinë dixhitale dhe izolimin e shkaktuar nga mediat sociale.

Portofoli do t’i lejojë prindërit të bllokojnë uebsajte specifike duke përdorur fjalë kyçe dhe të monitorojnë trafikun në internet të fëmijëve të tyre.

Ndalimi tërësisht i mediave sociale është jorealist, por rritja e mbikëqyrjes është thelbësore pasi fëmijët shpesh tërhiqen në botët virtuale, të cilat i ekspozojnë ata ndaj rreziqeve të mëdha, duke përfshirë depresionin dhe shkëputjen nga realiteti, tha Zacharaki.

“Prindërit shprehin shqetësime serioze, por ngurrojnë të kufizojnë socializimin e fëmijëve të tyre nëpërmjet teknologjisë. Ekziston një vijë e hollë midis garantimit të sigurisë dhe lejimit të lirisë. Teknologjia mund të jetë edhe kërcënim edhe mjet për t’u mbrojtur nga keqpërdorimi,” tha ajo.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë