Për gati 4 orë aksi Kakavijë-Janinë do të jetë i bllokuar për shkak të protestës së fermerëve grek që do të zhvillohet ditën e nesërme.
Policia Kufitare Greke në Kakavijë njofton se aksi rrugor Kakavije-Janinë do të jetë i bllokuar nga ora 18:00-22:00 (me orën greke).
Sipas policisë, do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.
Njoftimi i Policisë:
Kakavijë/ Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se më datë 30.11.2025, nga ora 18:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.
Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.
Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.
Komente










