Greqia në grevë të përgjithshme, punonjësit protestojnë për presionin e kostove të jetesës

Greqia në grevë të përgjithshme, punonjësit protestojnë për presionin e kostove të jetesës

Protesta në Greqi, 20 nëntor 2024

Një grevë e përgjithshme bllokoi anijet dhe shkaktoi ndërprerje të shërbimeve të trenave dhe autobusëve në mbarë Greqinë të mërkurën, ndërsa mijëra punëtorë marshuan në Athinë për të kërkuar paga dhe kushte jetese më të mira.

Mjekë, mësues, ndërtues dhe punëtorë të transportit nga sindikatat më të mëdha të sektorit privat dhe publik iu bashkuan grevës, e cila u nxit pjesërisht nga pasojat e vazhdueshme të krizës së borxhit të Greqisë gjatë viteve 2009-2018 dhe kostoja e lartë e jetesës.

“Sa herë shkojmë në supermarket dhe sa herë marrim faturat e energjisë elektrike, ndiejmë si të kishim një atak të vogël në zemër,” tha Stratis Dounias, një punonjës gjykate që mori pjesë në marshimin në Athinë. “Ne duam masa reale kundër çmimeve të larta.”

Protestuesit u mblodhën në Sheshin Sintagma në qendër të Athinës dhe thërrisnin “Të drejtat e punëtorëve janë ligji” dhe mbanin pankarta me mbishkrimin “Greva e përgjithshme kundër çmimeve në rritje”.

Ekonomia e Greqisë është rimëkëmbur pas krizës së borxhit, por pagat mbeten nën mesataren evropiane, prodhimi i brendshëm bruto (PBB) për frymë është ndër më të ulëtit në Bashkimin Evropian, ndërsa çmimet e mallrave janë rritur në nivele alarmante.

Shumë grekë panë që pagat dhe pensionet e tyre u shkurtuan gjatë krizës, në këmbim të paketave të shpëtimit prej 280 miliardë euro (297 miliardë dollarë), të cilat reduktuan me një të katërtën prodhimin ekonomik të Greqisë dhe e çuan vendin shumë afër daljes nga eurozona.

Qeveria qendër-djathtas e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis ka rritur pagën minimale bruto mujore katër herë që nga marrja e pushtetit në vitin 2019, duke e çuar në 830 euro, dhe ka premtuar ta rrisë në 950 euro deri në vitin 2027. Po ashtu, janë rritur pensionet. Megjithatë, grekët thonë se këto rritje nuk janë të mjaftueshme, pasi kostot e energjisë, ushqimit dhe strehimit vazhdojnë të rriten më shpejt se pagat dhe pensionet.

‘INFLACIONI PREK GJITHÇKA’

“Sot po kërkojmë që qeveria të na kthejë atë që ato dhe qeveritë e mëparshme na kanë marrë gjatë dekadës së fundit. Fuqia jonë blerëse është ulur me 50%, inflacioni prek gjithçka,” tha pensionisti Giorgos Skiadiotis.

GSEE, sindikata më e madhe e sektorit privat në Greqi, që përfaqëson rreth 2.5 milionë punëtorë, ka fajësuar “oligopolet” për praktika të koordinuara që, sipas saj, vazhdojnë të rrisin koston e mallrave bazë.

Mitsotakis pranoi të hënën se ka ende hapësirë për përmirësime në lidhje me pagat dhe standardet e jetesës dhe përsëriti thirrjen drejtuar BE-së për të ndihmuar në zbutjen e pabarazive në çmimet e energjisë brenda bllokut.

Greva ndodhi në një moment kur qeveria ka dorëzuar buxhetin përfundimtar për vitin 2025 në parlament. Ai parashikon një rritje ekonomike prej 2.3% vitin e ardhshëm, mbi mesataren e BE-së, dhe përfshin shpenzime shtesë prej rreth 1.1 miliardë eurosh për të financuar rritjen e pagave dhe pensioneve./ Reuters

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë!

Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë!