Greqia në rrezik nga sëmundjet infektive! Zv.Ministrja e Shëndetësisë: Mos përdorni ujin as për të larë

Greqia në rrezik nga sëmundjet infektive! Zv.Ministrja e Shëndetësisë: Mos përdorni ujin as për të larë

Në këtë foto të Luginës së Tempes, autoritetet grek bëjnë krahasimin se çfarë vërshimi pati uji gjatë stuhisë Daniel ku humbën jetën 15 persona. Siç shihet në foto uji ka tejkaluar urën e varur të luginës, duke bërë matjen e lartësisë së vërshimeve deri në 18 metra sa është edhe ura.

Shumë fshatra mbeten të bllokuar për shkak të rrjetit rrugor të dëmtuar, mungesës së energjisë dhe ujit. Larisa mbetet e zhytur në ujë me baltë, ku vijojnë evakuimet, ndërsa Volos është pa ujë për të shtatën ditë.

Por pas përmbytjeve katastrofike po bien këmbanat e emergjancave sanitare. Teksa ujërat tërhiqen zbulohen qindra kafshë të ngordhura, më shumë prona të humbura, shtëpi të shkatërruara dhe të mbjella të rrënuara. 

Zv.ministrja e Shëndetësisë Eirini Agapidaki duke folur për televizionin ERT paralajmëroi rrezikun e shpërthimit të sëmundjeve infective nga përdorimi i ujit të ndotur dhe kontakti me kafshët e ngordhura.

Sipas zv.ministres Agapiakdi edhe në zonat ku uji është rikthyer nga ujësjellësi si në Volos, ai nuk duhet të pihet dhe as të lahet trupi derisa të dalin analizat për sigurinë e tij ndërsa shton se vijon shpërndarja e ujit të ambalazhuar për qytetarët. Vijojnë të jenë të mbyllura shkollat në Larisa dhe Volos ndërsa janë rikthyer shërbimet për qytetarët në Kardicë dhe Trikala.

Këtë të hënë u bë publik edhe plani me 14 masa i ndihmës shtetërore që arrin në 45 milionë euro për zonat e prekura që parashikojnë mbështetje financiare, subvencione, përjashtime nga taksat dhe ndihmë emergjente.

1.Shteti do të kryejë riparimin e shtëpive apo zëvendësimin e orendive shtëpiake,  mbështetje për nevoja elementare të jetesës në shumën 6600 euro. 4500 euro u jepen personave që pësuan paaftësi apo dëmtime nga fatkeqësia.

2.Pronarët e shtëpive të përcaktuar si të rrezikshme për të jetuar apo përkohësisht e  papërdorshme do përfitojnë një ndihmë të parë 5 deri 10 mijë euro. 

Subvencioni për strehim të përkohshëm u jepet familjarëve që kanë jetuar në banesën e prekur, nga 300 deri në 500 euro në muaj për 2 deri 6 vjet pronarëve dhe 6 muaj për qiramarrësit.

Fermerëve, njësive blegtorale të prekura shuma e ndihmës së parë është 2000 euro për diapazon mesatar dëmtimi dhe 4000 euro për një gamë më të madhe dëmtimi të aseteve të tyre. Përmes granteve do të mbulohen edhe dëmet e kompanive, bizneseve e fermerëve. Banorët e zonave të prekura ku është shpallur gjendja e emergjencës nga përmbytjet përjashtohen nga detyrimet tatimore të papaguara deri në 6 muaj.

Aktivizohet skema e posaçme e mbështetjes së punësimit për bizneset e prekura nga përmbytjet, me mundësinë e pezullimit të kontratave të punës dhe dhënies së kompensimit përkatës, në vlerën 534 euro, për punonjësit e bizneseve të prekura për një tremujor. 

Ndërsa pushtetit vendor i është dhënë një financim rreth 41.5 milionë euro, për restaurimin e parë të dëmtimeve të rrjeteve dhe infrastrukturës dhe menaxhimin e nevojave emergjente. 

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave