ATHINE - Ndonëse Greqia nuk e ka njohur ende Kosovën, nuk përjashtohet mundësia që ta njohë atë ‘në momentin e duhur politik’. Kështu u shpreh shefja e zyrës diplomatike greke në Kosovë, Konstantina Athanassiadow gjatë një takimi me studentët.
“Ne nuk e kemi njohur Pavarësinë e Kosovës, por nuk e përjashtojmë mundësinë që ta njohim. Kjo është pikë që duhet ta kemi si referencë. Në mesin e pesë vendeve anëtare të BE-së, ne jemi më fleksibël....”, tha ambasadorja greke duke shpjeguar edhe faktorët që çojnë në këtë situatë.
“Situata e brendshme politike, rajoni, konstituimi i Qeverisë e shumë faktorë të tjerë imponojnë një proces që nuk është shumë i thjeshtë. Kemi një qark të mbyllur në politikën greke dhe është një çështje që unë do ta diskutoj me qeverinë e ardhshme greke”, ka sqaruar ambasadorja duke shtuar se Greqia është e gatshme të ofrojë ndihmë teknike, ashtu siç ka bërë deri më tani për anëtarësimin e Kosovës në organizma të tillë si FMN, BERZH (Banka Europiane për Ndërtim dhe Zhvillim) dhe Komisionin e Venecias.
Sipas Athanassiadow Kosova ka një perspektivë të qartë euroatlantike dhe premtoi përkrahjen e saj drejt BE-së.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com