Greqia s'u ftua në inaugurimin e bazës së NATO-s në Kuçovë? Report Tv siguron dokumentin që përgënjeshtron pretendimet e mediave greke

Greqia s'u ftua në inaugurimin e bazës së NATO-s në Kuçovë? Report Tv siguron dokumentin që përgënjeshtron pretendimet e mediave greke

Ftesa ndaj Greqisë për inagurimin e bazës ajrore në Kuçovë, ministri grek Nikos Dendias

Report Tv ka siguruar dokumentin zyrtar që hedh poshtë pretendimet e mediave greke të cilat në një artikull të shpërndarë së fundmi, e cilësuan si “paturpësi” mungesën e ftesës ndaj Greqisë për inagurimin e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë më 4 mars.

Dokumenti i datës 29 janar të këtij viti është një ftesë zyrtare nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ndaj homologut të tij grek Nikos Dendias, për të marrë pjesë në inagurimin e bazës ajrore të Kuçovës në 4 mars.

Në ftesën në anglisht, përmes së cilës hidhen poshtë deklaratat e medias prestigjioze greke, Peleshi i shkruan homologut të tij për nivelet e shkëlqyera mes dy vendeve, sidomos në bashkëpunimin në fushën e sigurisë. Në fund të ftesës është edhe emri i marrësit, ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias.

“Në kuadër të nivelit të shkëlqyeshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve tona dhe në veçanti të bashkëpunimit në fushën e sigurisë, më lejoni t’ju bëj një ftesë zyrtare për të vizituar Shqipërinë, që mund ta kombinojmë me inagurimin e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë në 4 mars”- thuhet në ftesën e bërë ndaj ministrit grek të Mbrojtjes Nikos Dendias.

Në një reagim Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë, zbuloi se ministri grek e kishte pasur të pamundur të merrte pjesë në 4 mars për shkak të angazhimeve të paracaktuara dhe se në vend të tij morën pjesë zyrtarë të lartë nga ambasada e vendit fqinj.

Lajmi në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:14
Ishte ftuar zyrtarisht, ministria e Mbrojtjes sqaron pse ministri grek Dendias nuk mori pjesë në inagurimin e bazës ajrore në Kuçovë

1681460188_NikosDendias.jpg

Ministria e Mbrojtjes ka dalë me një reagim zyrtar sa i takon pretendimeve të mediave greke se ministri grek Nikos Dendias nuk u ftuar në inagurimin e bazës ajrore të Kuçovës.

Duke sqaruar se ndaj Dendias kishte pasur një ftesë zyrtare që në 29 janar, ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë, zbulon se ministri grek e kishte pasur të pamundur të merrte pjesë në 4 mars për shkak të angazhimeve të paracaktuara dhe se në vend të tij morën pjesë zyrtarë të lartë nga ambasada e vendit fqinj.

“Shqipëria dhe Greqia gëzojnë një nivel shumë të mirë bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes si aleatë të përkushtuar të NATO-s. Jemi mirënjohës ndaj Greqisë (dhe Italisë) që për vite me radhë kanë kryer Policimin Ajror për vendin tonë. Me të njëjtën qëllim, më 29 janar, Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë dërgoi një ftesë zyrtare homologut të tij grek për të bërë një vizitë zyrtare në Shqipëri, që përkonte në të njëjtën kohë me ceremoninë e inagurimit të Bazës Taktike Ajrore të Kuçovës.  Më 14 shkurt, morëm përgjigjen se për shkak të angazhimeve të paracaktuara, Ministri i Mbrojtjes Dendias nuk do të mund të merrte pjesë në ceremoninë e 4 marsit. Në vend të tij, zyrtarë të lartë nga Ambasada e Greqisë në Tiranë morën pjesë në këtë ceremoni. Jemi të keqardhur për lajme të tilla që nuk pasqyrojnë të vërtetën dhe realitetin në lidhje me bashkëpunimin tonë me shtetin tonë fqinj, Greqinë dhe që nxisin keqkuptime mes dy vendeve tona mike”- thuhet në reagimin e ministrisë së Mbrojtes për artikullin e mediave greke.

Ora 09:29
‘Greqia nuk u ftua’, ‘Kathimerini’: Paturpësia në hapjen e bazës së NATO-s Kuçovës

“Tregues i kthesës që kanë marrë marrëdhëniet dypalëshe midis Greqisë dhe Shqipërisë dhe tronditjeve të shkaktuara nga dënimi i kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, ishte mungesa e përfaqësimit të Forcave të Armatosura të Greqisë, konkretisht të Forcave Ajrore në hapjen e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë”.

Kështu nis një shkrim i gazetës së njohur greke “Kathimerini” që i ka kushtuar vëmendje asaj që ndodhi të hënën me bazën e Kuçovës.

“Ish-aeroporti sovjetik u rihap të hënën e kaluar pas përfundimit të një programi ambicioz modernizimi në bazën, e cila dekada më parë strehonte MiG-ët sovjetikë. Informacionet tregojnë se kostoja e punimeve ka arritur në 50 milionë euro dhe është financuar nga fondi i Aleancës së Atlantikut të Veriut. Domethënë nga shtetet anëtare të NATO-s, përfshirë natyrisht, edhe Greqinë.

Në ceremoninë e hapjes, avionë italianë Eurofighter u ulën në pistë, pasi Roma merr përsipër patrullimin e hapësirës ajrore të Shqipërisë për 15 ditë çdo muaj. Por 15 ditët e tjera janë përgjegjëse për policimin (NATO Air Policing) e Hapësirës Ajrore të Tiranës pikërisht Forcat Ajrore Helenike. Avionë F-16 nga Volosi dhe Aghialos fluturojnë në intervale të rregullta mbi Shqipëri dhe vihen në gatishmëri për emergjenca, si operacionet e shoqërimit ose përballja e ndonjë kërcënimi asimetrik nga ajri” – thuhet në shkrimin e “Kathimerini”.

“Pra, ndërkohë që Roma ishte e përfaqësuar në një nivel të lartë, pasi përveç gjuajtësve EF-2000 ishte i pranishëm edhe ministri italian i Mbrojtjes, Guido Croceto, thuhet se Athina nuk ka marrë një ftesë, pavarësisht se merr pjesë në mbrojtjen e hapësirës ajrore të Shqipërisë, ashtu si edhe Italia. Burime kompetente e cilësojnë ngjarjen si një “paturpësi” duke vënë në dukje se edhe nëse do të ishte ftuar pala greke, gjendja e marrëdhënieve mes dy vendeve nuk do të lejonte praninë e zyrtarëve apo avionëve ushtarakë” – thuhet në shkrim që bën më pas edhe krahasimin me prezencën turke në këtë ceremoni.

“Në Kuçovë, megjithatë, prania e Ankarasë ishte e shtuar, pasi u prezantuan 3 dronë të armatosur të tipit Bayraktar TB2, të blera së fundmi nga Shqipëria në Turqi, të cilat do të vendosen përgjithmonë në këtë bazë” – thotë shkrimi që më pas bën një pasqyrim të bazës.

“Kuçova ndodhet afërsisht 80 kilometra në jug të Tiranës dhe pritet t’u shërbejë nevojave të aleancës për transportin e aseteve dhe sistemeve, operacionet dhe aktivitetet e trajnimit. Kjo do të thotë se ushtarët grekë do të mundësi të përdorin pistën nëse u kërkohet. Në fund të fundit, si pjesë e stërvitjes aleate (Tango Scramble), pilotët e Forcave Ajrore ndjekin një skenar uljeje të detyruar (një teknikë ku piloti ka mundësinë të zgjedhë një aeroport ose mund të shkojë më shpejt aty si aeroporti më i afërt) duke bërë një kalim të ulët mbi Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.

Për vite me radhë, Greqia dhe Italia kanë patrulluar hapësirën ajrore të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, me përgjegjësi të ndara çdo dy javë. Për Greqinë, prania ushtarake në rajonin kritik të Ballkanit është një prioritet absolut dhe vepron si një kundërpeshë ndaj ndikimit gjithnjë në rritje të Ankarasë. Pak muaj më parë, Athina dhe Sofja filluan diskutimet në nivel diplomatik, në mënyrë që Forcat Ajrore të marrin përsipër kontrollin e hapësirës ajrore të Bullgarisë, derisa vendi të sigurojë një flotë moderne avionësh luftarakë” – thuhet në shkrimin e “Kathimrini”.

B.V/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë