Greqia në përballje me flakët

Greqia në përballje me flakët

Pothuajse 300 zjarrfikës, dy aeroplanë dhe pesë helikopterë, të dielën vazhduan betejën për të shuar zjarret në Greqi, të cilët deri tani kanë shkatërruar rreth 20 shtëpi dhe kanë lënduar tetë persona.

Pesë fshatra janë evakuuar dhe tetë persona janë shtruar në spital për shkak të djegieve dhe problemeve me frymëmarrje. Zjarret kanë shpërthyer të shtunën në afërsi të Patras, që gjendet rreth 210 kilometra në perëndim të Athinës.

Mediat vendase raportojnë se për shkak të zjarrit, autoritetet mbyllën për qarkullim një autostradë dhe një urë në këtë rajon. Sipas Agjencisë për Mbrojtje Civile, gjatë 24 orëve të fundit kanë shpërthyer 58 zjarre pyjore, por shumica prej tyre janë vënë menjëherë nën kontroll.

Greqia përballet me zjarre pyjore çdo verë, por ekspertët kanë paralajmëruar se ngrohja globale rrit edhe frekuencën, por edhe intensitetin e zjarreve. Që nga dita e premte, Greqia po përballet me temperatura të larta nga 42 deri në 44 gradë Celsius.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet, At Grigor Pelushi në Report Tv: Festa më e madhe e krishtërimit, në 24 dhjetor shërbesa e vigjiljes

Krishtlindjet, At Grigor Pelushi në Report Tv: Festa më e madhe e krishtërimit, në 24 dhjetor shërbesa e vigjiljes