GREQI - Kryeminsitri grek Antonis Samas tha se ne bëmë më të mirën, dhe arritëm suksesin më të madh në përfitimin e fondeve nga buxheti i vënë në dispozicion nga të gjitha vendet e BE-së. Të premten liderët e Bashkimit Europian ranë dakort në një samit të veçantë në Bruksel për buxhetin prej 960 miliardë euro përgjatë 6 viteve nga 2014 deri në 2020.

Sipas kryeministrit, Greqia do të përfitojë 14.5 miliardë nga programi i Bashkëpunimit territorial evropian, 8 miliardë më shumë për zhvillimin rural, si dhe 2 miliardë euro të tjera për normat e pjesëmarrjes e rishikuara në Greqi për shkak të rënies së mprehtë të prodhimit të brendshëm bruto të parashikur për vitin 2016.

Gjithashtu kryeministri u shpreh se në diskutimet e Brukselit u këmbëngul nga shtetet anëtare, që të jepet një buxhet i veçantë për papunësinë e të rinjve në Evropë për të nxitur dhe zhvilluar në krijimin e vendeve të punës. Një pjesë e fondeve rezervuar për të rijntë do të absorbohet edhe nga Greqia.

Samaras tha se është optimist për vendin e tij dhe se është një interes themelor i të gjithëve në Evropë për të zgjidhur problemin e eurozonës. Prandaj, ne duhet të punojmë gjithnjë e më ngushtë së bashku për ntegrimin ekonomik të Bashkimit Evropian.


(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)