/ATSH-AFP/ - Ministria greke e Financave paralajmëroi sot partinë e majtë SYRIZA, favorite në sondazhe për zgjedhjet e 25 janarit, për tolerancën e ngushtë të Greqisë për të mbuluar nevojat e financimit duke nisur nga muaji mars.

"Nevojat e financimit do të bëhen veçanërisht shumë të domosdoshme në muajin mars. Qeveria do të përdorë atëherë të njëjtat mjete si në të shkuarën, domethënë emetimin e bonove të thesarit", theksoi ministria në një komunikatë.

"Por ekzistojnë dy limite të rëndësishme për këtë që rrezikojnë të vendosin qeverinë para pamundësisë për të përmbushur detyrimet, dhe për të paguar kreditorët...", shtoi ai.
Nga njëra anë, konfirmon ministria, Greqia ka emetuar deri në muajin dhjetor rreth 15 miliardë bono thesari dhe gjithashtu ka arritur tavanin e lejuar. Ajo duhet të marrë një marrëveshje nga kreditorët për të kaluar këtë tavan.

"Nga ana tjetër duke marrë parasysh klimën e pasigurisë që mbretëron, vetëm bankat greke manifestojnë aktualisht një interes për blerjen e bonove të thesarit", sipas ministrisë.