Një grevë e përgjithshme një ditore mbi masat shtrënguese ka paralizuar jetën aktive në Greqi. Kjo ka bërë që të mbyllen shkollat, anulohen një numër i madh fluturimesh, transportet ndërsa spitalet shtetërore kanë qëndruar të hapur vetëm në raste emergjente.
Kjo është greva e parë e madhe pas asaj të muajit prill, që mbahet në prag të zgjedhjeve presidenciale të muajit shkurt, të cilat mund të çojnë deri në zgjedhje të parakohshme.
Dy sindikatat më të mëdha të punëtorëve që kanë organizuar protestën kundërshtojnë planet për më shumë masa kursimi gjatë 2015-ës, pas 4 vite reformash që kanë ulur ndjeshëm standartin e jetesës në Greqi, rritur varfërinë dhe papunësinë. Në takimin e një dite më parë midis zyrtarëve grekë dhe Trojkës ndërkombëatre nuk u arrit të zgjidhej mosmarrëveshja në lidhje me buxhetin e vitit 2015.
Huadhënësit thonë se Athina përballet me një mungesë mbi 2 miliardë euro për vitin e ardhshëm nëse nuk merr masa të tjera, ndërsa qeveria greke e kundërshton këtë duke thënë se vetëm një javë më parë ka paraqitur planet për një buxhet të balancuar.
Vetëm këtë vit, Greqia ka dalë nga një recension 6 vjeçar, por ajo rezulton të ketë normën më të lartë të papunësisë në BE.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com