Greqia përshëndet marrëveshjen Prishtinë-Beograd: Shpresojmë të jetë fillimi për zgjidhjen e çështjeve të tjera

Greqia përshëndet marrëveshjen Prishtinë-Beograd: Shpresojmë të jetë fillimi për zgjidhjen e çështjeve të tjera

Ministria e Jashtme greke

Greqia ka përshëndetur marrëveshjen ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, për lëvizjen e lirë të qytetarëve, e cila u arrit në kuadër të dialogut të mbikëqyrur nga BE, në konsultim me presidentin serb dhe kryeministrin kosovar.

Ministria e Punëve të Jashtme shprehet me besimin se marrëveshja do të jetë fillimi për zgjidhjen e çështjeve të tjera që ende nuk kanë marrë përgjigje.

'Shpresojmë se ky do të jetë fillimi i forcimit të dialogut të ndershëm dhe zgjidhjes së çështjeve të tjera të pazgjidhura që kanë të bëjnë me lëvizjen e lirë. Ne do të vazhdojmë të mbështesim punën e të dërguarit special të Bashkimit Evropian “Miroslav Lajčák” për dialogun Beograd-Prishtinë. Greqia vazhdon të punojë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit dhe për integrimin europian të Ballkanit Perëndimor',- thuhet në njoftimin e ministrisë.

Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje për dokumentet identifikuese. Serbia ka njohur tashmë mjetet identifikuese të Kosovës duke sjellë që qytetarët do të udhëtojnë lirshëm duke përdorur dokumentet e tyre. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, për Politikën e Jashtme Josep Borrell njoftoi se sipas Serbia ra dakord të shfuqizojë dokumentet e hyrjes/daljes për qytetarët e Kosovës, çka solli që edhe kryeministri Albin Kurti të mos vendosë masën e reciprocitetit për qytetarët serbë, ndonëse kishte paralajmëruar që do të vihej më 1 shtator nëse s’do arrihej marrëveshje.

Ndërkohë që ende nuk ka një marrëveshje për çështjen e targave. Kujtojmë se pas vendimit të qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e reciprocitetit për targat dhe dokumentet serbe, pati tensione në veri në Kosovës, gjë që e shtyu qeverinë e Kurtit të shtynte zbatimin e marrëveshjes.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në arrati nga viti 2023, SPAK shtyn me 3 muaj hetimet për Arben Ahmetaj

Në arrati nga viti 2023, SPAK shtyn me 3 muaj hetimet për Arben Ahmetaj