Greqia projekt për turizmin: Të
joshim sa më shumë shqiptarë

Greqia projekt për turizmin: Të<br />joshim sa më shumë shqiptarë
ATHINE- Ministria e Turizmit e Greqisë paraqiti sot projektin e turizmit dhe objektivat që ka për këtë sezon, ku një prej tyre është thithja turistëve shqiptarë të cilët shpezojnë 70 milionë euro në vit.

“Nëse para 10 vitesh përmendej shprehja turistë shqiptarë dhe njerëzit shqyheshin gazit, sot askush nuk qesh më me këtë shprehje pasi është bërë realitetit. Turistët shqiptarë janë nga të vetmit që vizitojnë Greqinë gjatë gjithë vitit, jo vetëm gjatë sezonit turistik dhe shpenzimet e shqiptarëve turistë në Greqi janë afro 70 mln euro në vit”- thuhet në dokumentin e ministrisë së Kulturës që shoqëron objektivat e kësaj ministrie, dhe ky dokument i është shpërndarë mediave greke.

Në raport thuhet se “synohet akoma më tepër që të thithen turistët shqiptarë në Greqi pasi është destinacioni më i afërt dhe infrastruktura e Greqisë mund t’i afrojë kushte pushimesh të kënaqshme dhe ekonomike.

“Turistët shqiptarë- theksohet në raport- shpenzojnë 2-3 herë më shumë në vit në Turqi” dhe objektvi i ministrisë së Turizmit të Greqisë është thithja e turistëve shqiptarë duke ofruar paketa turistike.

OBJEKTIV I  GREQISE THITHJA E TURISTEVE NGA KINA

Ministria e turizmit këtë vit ka objektiv kryesor thithjen e turistëve kinezë.  Sipas projektit të paraqitur nga Ministria e Turizmit greke objektivat që ka turizmi grek për këtë sezon është që në Greqi të hyjnë 15- 21 milionë turistë. Vendin e parë sa i takon shpenzimeve e mbajnë turistët që vijnë nga Rusia me 1 mld euro. Vendin e dytë gjermanët me rreth 600 mln euro në vit. Pastaj vijnë turistët e vendet të tjera të Europës e SHBA-së.
Objektivat e turizimit për këtë vit është që të thithen sa më shumë turistë kinezë, pikërisht dy ditë më parë kryeministri grek zhvilloi një takim me kryeministrin e Kinës. Ndërsa një kapitull i veçantë në këtë projekt është për shqiptarët.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Bomba ruse mbi jetimoren në Sumy, edhe 2 fëmijë të plagosur! Moska avancon në rajonet e Donetskut, Kievi i përgjigjet

Bomba ruse mbi jetimoren në Sumy, edhe 2 fëmijë të plagosur! Moska avancon në rajonet e Donetskut, Kievi i përgjigjet