Greqia publikon raportin për emigrantët e ligjshëm në vend: 61% e tyre janë shqiptarë! Më i ulët në krahasuar me një vit më parë

Foto ilustruese

Ministria greke për Migracionin dhe Azilin tha përmes një raporti mbi të huajt e ligjshëm në Greqi se shtetasit shqiptarë përbëjnë numrin më të madh të të huajve në vend.

Sipas raportit që u referohet të dhënave të muajit gusht të këtij viti, 291.868 emigrantët shqiptarë rezultojnë me leje qëndrimi të vlefshme në Greqi dhe përbëjnë 61,4 % të të huajve të rregullt.

Në këtë numër përfshihen edhe rreth 13.329 shtetas shqiptarë që janë pajisur me kartën speciale të identifikimit “si homogjenë”, pjesëtarë të pakicës greke nga Shqipëria, që jetojnë prej vitesh në Greqi. Ata përbëjnë 67 % të të huajve që janë pajisur me këtë status.

Sipas Minsitrisë greke për Migracionin dhe Azilin, në të njëjtën periudhë të një viti më parë numri i shqiptarëve me lejeqëndrimi të vlefshme ishte dukshëm më i lartë.

Në Gusht të vitit 2021, sipas Ministrisë greke të emigracionit dhe Azilit , 422.954 emigrantë nga Shqipëria rezultonin me leje të vlefshme qëndrimi dhe përbënin 63,07% të të huajve të rregullt në Greqi.

Rënia e numrit të emigrantëve të rregullt shqiptarë në Greqi pas një viti lidhet jo vetëm me procedurat e lëshimit të lejeve të qëndrimit , por edhe me një dinamikë lëvizjeje të shqiptarëve që punojnë e jetojnë në Greqi drejt vendeve të tjera evropiane.

Shumë shqiptarë që jetonin prej vitesh në Greqi kanë emigruar kohët e fundit drejt vendeve të Evropës veriore dhe drejt Britanisë pas vështirësive në Greqi me punësimin dhe rritjen e çmimeve./VOA

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria shpërblim 5 mijë lekë për pensionistët, si e vlerësoni?

×

Lajmi i fundit

Haradinaj kërkon lirim nga aktakuzat në Hagë: Prokuroria Speciale të kërkojë falje për sjelljen poshtëruese