Shtëpia fiorentinase e modës, Gucci ka ofruar 56 milionë euro për të realizuar një sfilatë në Akropoli, por komuniteti i arkeologëve grekë ka qenë i qartë pavarësisht krizës ekonomike: “Vlerat dhe karakteri i Akropolit janë të papajtueshme me një event të këtij lloji”.
Kjo është një dëshmi e qartë se historia dhe kultura nuk kanë çmim. Athina vuan vitin e 7 të një krize që ka ulur në 25 për qind PBB, megjithatë i ka thënë jo ofertës së majme nga shtëpia italiane e modës.
Arkeologët janë shprehur se është e patolerushme që Akropoli të shërbejë si sfond për një event mode.
Dimitris Pantermalis, drejtor i muzeut është shprehur: “Nuk kemi nevojë për publicitet, simbolika e monumentit do të poshtërohet duke e përdorur atë vetëm si sfond për një shfaqje të modës.”
Gucci e ka bërë këtë kërkesë pasi në vitin 1951 në shtyllat e mermerta është zhvilluar një sfilatë e Christian Dior. Kohë të tjera, megjithatë arkeologët grekë i kanë thënë jo Gucci-t.
Grekët vuajnë varfërinë që ka sjellë kriza ekonomike, por megjithatë jo aq sa për të shitur “shpirtin”.

(Sfilata e Dior në Akropoli në vitin 1951)
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com