Greqia rikthehet në zgjedhje
FMN: Hidhen poshtë sakrificat

Greqia rikthehet në zgjedhje <br />FMN: Hidhen poshtë sakrificat
ATHINE-  Për Greqinë nuk ka më asnjë shans për formimin e një qeverie uniteti. E vetmja zgjidhje duket se jane zgjedhjet e parakohshme. Presidenti i vendit Karolos Papulias pas dështimit të tryezës së sotme të bisedimeve me liderët kryesorë politikë grekë do të duhet të shpallë datën e zgjedhjeve të parakohshme që ka shumë gjasa të mbahen në 10 qershor.

Ka përfunduar pa asnje rezultat takimi i sotëm i liderve politikë grekë në selinë e Presidencës me kreun e shtetit Papulias në një përpjekje të fundit për krijimin e një qeverie koalicioni pas zgjedhjeve të 6 majit.

Kreu i PASOK Venizelos artikuloi qartë se e vetmja zgjidhje për vendin janë zgjedhjet e parakohshme.
„Greqia po shkon drejt zgjedhjeve të reja“ deklaroi pas takimit kreu i PASOK.
Ndërsa akuzoi partitë ë vogla greke pjesëmarëse në takim se po mbronin vetëm interesat e tyre të ngushta dhe jo fatet e vendit, Venizelos u shpreh „ U përpoqëm të bindnim DIMAR dhe Syrizën por pa rezultat. Mbizotëronte arroganca dhe arbitrariteti. Le të shkojmë në zgjedhje të parakohshme të bashkuar“ u shpreh kreu i PASOK Venizelos.
Lideri i së djathtës greke „ Grekët e pavarur“ Kamenos i cili la i pari Presidencën deklaroi se partia e tij refuzon në mënyrë të prerë propozimin për qeveri koalicioni.

Ndërkohë kreu i së Majtës Demokratike Kuvelis u shpreh pas takimit se Greqisë i duhet një qeveri të negociojë me ndërkombëtarët lirimin nga Memorandumi.
Ai propozoi që në qeveri të ishin partitë Nea Demokracia, PASOK, Syriza dhe DIMAR.

Spektri i partive pjesëmarrëse sot në takim me Papulias ishte më i gjerë. Morën pjesë liderët e dy partive të mëdha Demokracia e Re dhe PASOK, Samaras dhe Venizelos, si dhe liderët e partive të tjera fituese në zgjedhjet e 6 majit, lideri i Syrizes Aleksis Tsipras, kreu i se Majtës Demokratike Fotis Kuvelis si dhe ai i së djathtës „Grekët e Pavarur“  Panos Kamenos.

Mungonte në takimin e sotëm kreu i Agimit të Artë që nuk ishte i ftuar dhe kreu i Partisë Komunsite që e refuzoi ftesën.
Sipas informatave nesër në 13.00 do të jetë një takim i të gjithë liderëve politikë që të formojnë një qeveri e përkohshme e cila do të çojë vendin në zgjedhjet e mundshme më 10 qershor.

LAGARDE: NESË NUK PËRMBUSH DETYRIMET GREQIA DEL NGA EUROZONA

E ndërsa liderët politikë grekë kanë dështuar në përpjekjet e tyre për t’i dhënë një zgjidhje krizës politikë të paszgjedhjeve një parlajmërim i fortë vjen nga ana e shefes së FMN Kristinë Lagardë. Gjatë një interviste per  FRANCË 24 shefja e FMN Lagardë ka parlajmëruar Greqinë se nëse nuk përmbush menjëherë detyrimet ndaj ndërkombëtarëve rrezikon daljen nga Eurozona.
Kreu i FMN Kristinë Lagarde ngre mundësine e një dalje të rregullt të Greqisë nga Eurozona-sic u shpreh ajo.
“Nëse angazhimet buxhetore të vendit nuk përmbushen, atëhëre ne mund të japim një kohë shtesë për të krijuar mekanizmin e daljes nga euro të Greqisë dhe ky do të jetë një proces i rregullt” tha Lagardë
"Ky veprim do të jetë jashtëzakonisht i shtrenjtë dhe do të paraqitet me rreziqe të mëdha, por kjo është një pjesë e opsioneve që ne duhet të konsiderojmë teknikisht” u shpreh Lagarde.
Duke u ndalur në situatën politikë paszgjedhore në Greqi Lagarde nuk kurseu ironinë dhe kritikat për politikën greke.
"Ata kanë ndërmarrë reforma të rëndësishme, ata kanë bërë sakrifica të mëdha dhe t’i hedhin këto poshtë për shkak të mosmarrëveshjeve të thella politike, ky është një turp i madh” tha Lagardë.
"Unë shpresoj në gjetjen e një zgjidhje kompromisi që do të lejojë përparim brenda aspekteve të kushteve që ne kemi paraqitur” tha ajo
“Fatkeqësisht duhet të ketë vetëm një zgjidhje, jo 36. U takon grekëve dhe partnerëve të Eurozonës të vendosin” deklaroi shefja e FMN Kristinë Lagarde.

(ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Nënkryetarja e PE e pranon: BE gaboi me masat ndaj Kosovës, ishin të njëanshme! Serbia nuk ndëshkohet nga frika e Rusisë

Nënkryetarja e PE e pranon: BE gaboi me masat ndaj Kosovës, ishin të njëanshme! Serbia nuk ndëshkohet nga frika e Rusisë