Greqia sërish masa të rrepta për parandalimin e pandemisë së COVID, Mitsotakis: Vaksina e detyrueshme për punonjësit shëndetësorë dhe punëtorët e shtëpive të pleqve

Greqia sërish masa të rrepta për parandalimin e pandemisë së COVID, Mitsotakis: Vaksina e detyrueshme për punonjësit shëndetësorë dhe punëtorët e shtëpive të pleqve

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka njoftuar një sërë masash të reja për të parandaluar në kohë pasojat e mutacionit "Delta" varianti i ri i Covid-19, i cili po përhapet me shpejtësi.

Një nga masat kryesore ishtë vaksinimi i detyrueshëm i punonjësve shëndetësor dhe atyre që shërbejnë në shtëpitë e pleqve. Punonjësit në shtëpitë e pleqve pritet të pezullohen nëse insistojnë të mos vaksinohen, ndërsa masat që do të merren ndaj tyre dhe punonjësve shëndetësore që refuzojnë vaksinimin do të shpallen nesër.

Sa i përket fushës së argëtimit, baret, klubet, restorantet, kinematë dhe teatrot, do të jenë të hapura ekskluzivisht për të vaksinuarit

Këto janë masat që janë marrë nga qeveria greke:

Vaksinimi i menjëhershëm dhe i detyrueshëm i të gjithë punonjësve në shtëpitë e të moshuarve dhe njësitë e kujdesit për të moshuarit. Nëse masa nuk zbatohet nga disa punonjës, atëherë ata do të pezullohen nga puna nga 16 gushti.

Nga 1 shtatori, do të jetë e detyrueshme vaksinimi i të gjithë punonjësve shëndetësorë, publik dhe privat. Kjo vlen për infermierët dhe mjekët, si dhe personelin administrativ të spitaleve dhe njësive të tjera mjekësore të të gjitha llojeve.

Dispozita e veçantë merret për Forcat e Armatosura. Tani e tutje, personat e përhershëm dhe të rekrutuarit do të kenë mundësinë, por edhe stimuj, të vaksinohen në njësitë e tyre.

Nga e Premtja deri në fund të Gushtit, të gjitha zonat e mbyllura, klubet e natës dhe baret, kinematë dhe teatrot, do të jenë të hapura ekskluzivisht për të vaksinuarit. Dhe me një numër të shtuar, por të paracaktuar, të vizitorëve. Atëherë do të funksionojë aplikacioni dixhital, i cili do të vërtetojë lehtësisht nëse qytetari është vaksinuar. Kjo është një praktikë e ndjekur tashmë nga vende të tilla si Danimarka, Gjermania, Austria dhe Luksemburgu.

Kjo do të thotë që gjatë verës, argëtimi, qoftë jashtë apo brenda, do të përfshijë vetëm uljen dhe jo qëndrimin, në mënyrë që të mos favorizohet transmetimi i virusit. Dyqanet tani do të kenë mundësinë e më shumë vendeve në tryezë. Por kontrollet do të jenë shumë të rrepta.

Kryeministri sqaroi se vendi nuk do të hyjë përsëri në një regjim të përgjithshëm bllokimi. Ai kujtoi se tashmë ka një rritje të madhe të mbërritjeve turistike në Greqi, në përqindje që të kujtojnë kohët e mëparshme. Ai gjithashtu la të kuptohet se ekonomia nuk lejon që sanksionet horizontale dhe vertikale të merren në të ardhmen.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare